Politika 10 Dhjetor 2024, 20:56 Nga VNA

Sali Berisha mbetet non-grata, Britania e Madhe rrëzon apelimin e kryetarit të PD

Ndaje në Whatsapp
Sali Berisha mbetet non-grata, Britania e Madhe rrëzon apelimin e kryetarit

Gjykata e Apelit në Londër-Divizioni Civil sipas dokumenteve të disponuara nga Top Channel, nuk ka pranuar kërkesën e ish-kryeministrit Sali Berisha për të apeluar vendimin e SIAC Komisionit të Posaçëm të Apelimit të Çështje të Emigracioni” që la në fuqi vendimin e ndalimit nga Home Office për të hyrë në Britaninë e Madhe. Avokatët e zotit Berisha, kryetar i PD-së,  nuk janë pajtuar me vendimin e 17 Qershorit 2024 të SIAC “Komisionit të Posaçëm të Apelimit të Çështje të Emigracioni”, komision i cili rrëzoi apelin e zotit Berisha.

SIAC e gjeti të drejtë vendimin e ish sekretares së shtetit Priti Patel marrë më 19 Korrik 2022, ku Sali Berishës i ndalohej hyrja në Britaninë e Madhe me argumentin se ai kishte lidhje  të dyshuara me krimin e organizuar dhe korrupsion.

Dokumentet e Gjykatës së Apelit në Londër tregojnë se më 15 Gusht 2024 avokatët e zotit Berisha iu drejtuan kësaj gjykate për të marrë leje në apelimin e vendimit të SIAC.

Gazetari Top Channel Muhamed Veliu, ekskluzivisht disponon vendimin e marrë në 23 Tetor 2024 nga gjykatësja britanike e apelit Lady Justice Elisabeth Laing,  e cila refuzoi  kërkesën e zotit Berisha për të apeluar vendimin e SIAC.

E si pasojë ai vendim jo në favor të zotit Berisha mbetet në fuqi duke i ndaluar hyrjen në Britaninë e Madhe.

Avokatët e zotit Berisha kërkuan leje për të apeluar duke ngritur tre pretendime për shkelje të ligjit nga SIAC “Komisionit të Posaçëm të Apelimit të Çështje të Emigracioni”.

1-SIAC gaboi në ushtrimin e diskrecionit të tij’ kur hodhi poshtë një kërkesë për zbulimin e çdo materiali që Sekretari i Shtetit kishte në datën e vendimit fillestar, kur tregoi se persona të tjerë përveç Apeluesit  kishin lidhje me krimin e organizuar dhe korrupsionit.

2-SIAC gaboi edhe në ushtrimin e diskrecionit të tij duke u shprehur se një letër e shkruar për avokatët e Apelantit, nga GLD e datës 8 mars 2024 nuk ishte vendim i ri i cili mund të kundërshtohej pasi nuk ishte marrë personalisht nga Sekretari i Shtetit.

3-SIAC kreu shkelje të  detyrës për të siguruar që anëtarët e tij të ishin të pavarur. Një prej anëtarëve të tij kishin “punuar ngushtë me Ministrinë e Brendshme për luftën kundër narkotikëve çështjet në hapësirën e politikës evropiane.

Gjykatësja britanike e apelit Lady Justice Elisabeth Laing, thotë se pikën 1 dhe 2 të kërkesës për apelim, nuk gjen asnjë shkelje ligjore nga SIAC.

Ajo jep një shpjegim të detajuar për pretendimin e tretë se SIAC shkeli pavarësinë e trupës gjykuese e për këtë fajëson avokatët e zotit Berisha.

“Për herë të parë pretendimet për njëanshmëri në apel erdhën si të gjetura nga një kërkim në internet për karrierën e zotit Golland. Nuk tregohet kur është bërë ky kërkim. Një këshillues i përgjegjshëm duhet ta kishte bërë përpara datës  19 Mars 2024.

Kjo duhej ti ishte thënë SIAC e më pas SIAC të komentonte. Apeluesi nuk jep shpjegime se përse nuk iu dha mundësia SIAC të komentonte. Kjo më shkakton shqetësim pasi këshilluesit e apelantit në mënyrë të qëllimtë, nuk e ngritën këtë shqetësim në SIAC por e ruajtën për ta përdorur, në këtë aplikim në këtë gjykatë. Në tilla kushte unë nuk mund ti japë peshë pretendimit për anësi” shprehet në vendim gjykatësja britanike.

Në pikën 40 të vendimit gjykatësja Justice Elisabeth Laing mbërrin në përfundimin se “nuk ka arsye bindëse për të shqyrtuar apelin e propozuar”.

Ky vendim vulos njëherë e mirë betejën e humbur  juridike të zotit Berisha përballë vendimit të ndalimit të hyrjes në Britaninë e Madhe.

Sipas të dhënave të SPAK në dosjen Berisha për apelin e humbur në SIAC e bija Argita Berisha pagoi përmes transfertave bankare, kompaninë avokatore në Londër Zaiëalla & Co, një shumë prej rreth 400.000 euro.

 

Video

Çfarë mendonte dikur Berisha për zgjedhjet me një kandidat

Arbër Hoxha ka shënuar golin e radhës me Dinamo Zagreb, duke i dhënë epërsinë skuadrës së tij në ndeshjen ndaj HNK Gorica që në minutën e pestë të takimit. Ky ishte goli i shtatë sezonal për sulmuesin e kombëtares shqiptare, i cili ka kontribuar gjithashtu me pesë asistime gjatë këtij sezoni. Ndërkohë, Dinamo Zagreb javën e kaluar u shpall kampione e kampionatit kroat.

Një ngjarje tronditëse në Bregun Perëndimor, pasi 14-vjeçari Aws al-Naasan u qëllua për vdekje pranë shkollës së tij, ndërsa më pas u vra edhe një 36-vjeçar në të njëjtën zonë. Pamjet tregojnë nxënës dhe mësues të tmerruar që kërkojnë strehim mes të shtënave. Ngjarja është pjesë e një vale në rritje dhune, ku gjithnjë e më shpesh në shënjestër janë edhe shkollat dhe fëmijët. Mësimi është pezulluar, ndërsa familjet përballen me frikën për sigurinë e fëmijëve të tyre. Në një realitet ku edhe shkollat nuk janë më të sigurta, frika po zëvendëson arsimin. Video marrë nga The Guardian

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme