Politika 10 December 2024, 13:23 Nga VNA

Gazment Bardhi për raportin e Venecias: Mazhoranca bëri puç kushtetues

Ndaje në Whatsapp
Gazment Bardhi për raportin e Venecias: Mazhoranca bëri puç

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas publikimit të opinionit të Komisionit të Venecias për çështjen e mandatit të deputetes së PS-së, Olta Xhaçka. Bardhi e cilësoi raportin si një konfirmim të drejtësisë së qëndrimeve të opozitës dhe një kritikë të ashpër ndaj mazhorancës.

“Përshëndes me mirënjohje Komisionin e Venecias për opinionin profesional, i cili konfirmoi se qëndrimi i mazhorancës ishte një puç kushtetues ndaj shtetit ligjor,” deklaroi Bardhi.

Ai theksoi se Komisioni i Venecias ka evidentuar se vendimet e Gjykatës Kushtetuese duhet të zbatohen pa u kushtëzuar nga vota e mazhorancës dhe se çdo përpjekje për të penguar zbatimin e tyre përbën një shkelje të rëndë të parimit të besnikërisë kushtetuese.

Në lidhje me rastin konkret, Bardhi u shpreh: “Gjykata Kushtetuese ka marrë dy vendime, të cilat duhet të zbatohen menjëherë dhe pa diskutim. Zbatimi i këtyre vendimeve nuk mund të kushtëzohet me votimin nga shumica parlamentare.”

Ai e cilësoi opinionin e Venecias si një “shuplakë ndërkombëtare” për mazhorancën, duke theksuar se rasti i moszbatimit të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese përmes votës politike është i paprecedentë gjatë 34 viteve të fundit.

Bardhi ritheksoi rëndësinë e respektimit të shtetit ligjor dhe ndarjes së pushteteve, duke kërkuar nga mazhoranca t’i japë fund ndërhyrjeve në vendimet e institucioneve të pavarura.

Video

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Aksidentet rrugore në rritje, siguria në shkolla fillon nga siguria në rrugë

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme