
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se Irani ka kërkuar zhvillimin e një takimi mes dy palëve, i cili sipas tij është planifikuar për të martën në Doha të Katarit.
Në një postim në platformën e tij Truth Social, Trump shkroi: “Irani ka kërkuar një takim. Ai do të zhvillohet nesër në Doha”.
Deri më tani nuk janë bërë publike detaje lidhur me përbërjen e delegacioneve apo axhendën e bisedimeve, të cilat pritet të mbahen në kryeqytetin e Katar.
Ky zhvillim vjen pas një serie sulmesh të ndërsjella mes palëve, në kuadër të tensioneve pas një marrëveshjeje të përkohshme të arritur për t’i dhënë fund konfliktit.






















