Bota 29 June 2026, 08:50 Nga VNA

Izraeli shkatërron tunelin e Hezbollahut në Libanin jugor dy ditë pas marrëveshjes, Netanyahu: Përmbante qindra armë

Ndaje në Whatsapp
Izraeli shkatërron tunelin e Hezbollahut në Libanin jugor dy ditë

Ushtria izraelite ka shkatërruar një tunel të gjatë nëntokësor të Hezbollahut në jug të Libanit, në një operacion që vjen vetëm dy ditë pas nënshkrimit në Uashington të një marrëveshjeje kornizë mes Izraelit dhe Libanit për uljen e tensioneve.

Lajmi u konfirmua përmes një deklarate të përbashkët të kryeministrit Benjamin Netanyahu dhe ministrit të Mbrojtjes, Yisrael Katz.

Sipas autoriteteve izraelite, tuneli ishte mbi 200 metra i gjatë dhe më shumë se 25 metra i thellë. Brenda tij ndodheshin qindra armë dhe silose lëshimi raketash të drejtuara kundër Izraelit.

Ky tunel përmbante qindra armë dhe silose lëshimi të drejtuara kundër shtetit të Izraelit dhe qytetarëve të tij”, thuhet në deklaratë.

Në një njoftim të veçantë, ushtria izraelite bëri të ditur se në tunel ishin identifikuar katër pozicione për lëshimin e raketave.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme