Bota 28 June 2026, 14:16 Nga VNA

Princ Harry i dëshpëruar: Fëmijët mund të mos takojnë Mbretin Charles

Ndaje në Whatsapp
Princ Harry i dëshpëruar: Fëmijët mund të mos

Princ Harry dhe Meghan Markle mund të mos udhëtojnë në Mbretërinë e Bashkuar me fëmijët e tyre, pasi qeveria britanike ka refuzuar kërkesën për mbrojtje policore gjatë qëndrimit të tyre.

Çifti kishte planifikuar vizitën e parë familjare në Britani pas katër vitesh, me rastin e aktiviteteve të lidhura me Lojërat Invictus që do të zhvillohen në Birmingham gjatë muajit korrik. Harry shpresonte që djali i tij, Princi Archie, 7 vjeç, dhe vajza, Princesha Lilibet, 5 vjeçe, të takonin gjyshin e tyre, Mbretin Charles.

Megjithatë, sipas një burimi pranë Dukës së Sussex-it, planet janë vënë në rrezik pasi autoritetet nuk kanë miratuar kërkesën për mbrojtje policore pranë rezidencave mbretërore. Burimi tha se Harry është “thellësisht i dëshpëruar” dhe nuk dëshiron t’i ekspozojë fëmijët ndaj ndjekjes së paparacëve që nga momenti i mbërritjes në Britani.

Princi Harry po shqyrton alternativa për ta realizuar udhëtimin, por beson se pa garanci të mjaftueshme sigurie vizita mund të mos jetë e mundur.

Vizita do të ishte takimi i parë i Mbretit Charles me nipërit Archie dhe Lilibet që nga viti 2022, gjatë festimeve të Jubileut të Platinit të Mbretëreshës Elizabeth II.

Vitin e kaluar, Harry humbi betejën ligjore kundër Ministrisë së Brendshme britanike për të rikthyer mbrojtjen automatike policore gjatë vizitave në Mbretërinë e Bashkuar. Megjithatë, ai kishte kërkuar një rivlerësim të rrezikut, ndërsa priste vendimin përfundimtar nga komiteti përgjegjës për sigurinë e anëtarëve të familjes mbretërore dhe personaliteteve publike.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme