Bota 28 June 2026, 12:01 Nga VNA

Tërmetet në Venezuelë, shkon në mbi 68,000 numri i të zhdukurve

Ndaje në Whatsapp
Tërmetet në Venezuelë, shkon në mbi 68,000 numri i të

Më shumë se 68,000 persona raportohet se janë ende të zhdukur në Venezuelë, pas dy tërmeteve të fuqishme që goditën vendin në fillim të javës dhe shkaktuan shkatërrime masive.

Tërmetet me magnitudë 7.2 dhe 7.5 ballë kanë lënë pas një bilanc tragjik me 1,430 viktima dhe 3,238 të plagosur, ndërsa zona të tëra janë kthyer në rrënoja.

Autoritetet venezuelase thonë se rreth 30,000 pjesëtarë të ekipeve të emergjencës po udhëheqin operacionet e kërkim-shpëtimit, të ndihmuar nga ekipe ndërkombëtare që kanë mbërritur nga 24 vende të ndryshme. Deri tani janë dërguar 521 ton ndihma, 86 ekipe me qen kërkim-shpëtimi dhe mijëra efektivë mbështetës.

Presidentja në detyrë e Venezuelës, Delcy Rodriguez, ka deklaruar se situata mbetet kritike dhe se përpjekjet po vijojnë pa ndërprerje për gjetjen e të mbijetuarve. Në shumë zona, banorët lokalë po marrin pjesë vetë në kërkimet mes rrënojave, në një garë me kohën për të shpëtuar jetë.

Ndërkohë, diplomatja e lartë e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, ka shprehur solidaritetin me popullin venezuelas pas një bisede me autoritetet vendase, duke konfirmuar edhe një ndihmë emergjente prej 5 milionë eurosh nga Bashkimi Evropian.

Sipas një vlerësimi paraprak të Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim, dëmet e drejtpërdrejta nga tërmetet vlerësohen në rreth 6.7 miliardë dollarë.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme