Editorial 13 October 2026, 18:38 Nga VNA

Shqipëria me pranga: Një pushtet që na ka mësuar të jetojmë të lidhur

Ndaje në Whatsapp
Shqipëria me pranga: Një pushtet që na ka mësuar të

Nga Desada Metaj

Një i ri që proteston përpara institucionit që duhet t’i garantojë të ardhmen, përfundon i lidhur te porta e tij. Dhe ndërsa ai qëndron me pranga në duar, ministrat e qeverisë nxitojnë të dënojnë dhunën ndaj policisë, dëmtimin e kangjellave dhe të mureve të institucioneve. Për dinjitetin e atij që është lidhur pas tyre, asnjë fjalë.

Por studenti i sotëm është vetëm pamja më e dukshme e një shoqërie që prej vitesh mbahet peng.

Kjo qeveri na ka lidhur të gjithëve me pranga. Dikë pas një vendi pune në administratë, ku heshtja është kusht për të mbijetuar. Dikë pas një tenderi, një licence apo një lejeje ndërtimi. Dikë pas ndihmës ekonomike, dikë pas frikës se mos humbet bukën e fëmijëve. Mësuesin pas drejtorit, biznesmenin pas tatimorit, nëpunësin pas kartës së partisë. Të rinjtë i ka lidhur me pasigurinë e së ardhmes, ndërsa prindërit e tyre me shpresën se një ditë fëmijët do të gjejnë një jetë më të mirë larg Shqipërisë.

Prangat nuk janë gjithmonë prej hekuri. Ndonjëherë janë një firmë që nuk merret, një vend pune që humbet, një telefonatë nga partia, një kontroll që të vjen sapo ngre zërin.

Për qeverinë, skandali nuk është studenti i lidhur me pranga te kangjellat e Ministrisë së Arsimit, por fakti që protestuesit guxuan t’i preknin ato. Sepse në Shqipërinë e Edi Ramës, një kangjellë e dëmtuar meriton indinjatën e ministrave, ndërsa një i ri i prangosur pas saj nuk meriton as një shpjegim. Fundja, kangjellat mbrojnë institucionet nga qytetarët. Për këtë janë ndërtuar. Dhe për këtë, me sa duket, duhen mbrojtur me çdo kusht.

Sepse një qeveri që e ka lidhur një shoqëri të tërë me prangat e varësisë dhe të frikës, nuk ka pse të çuditet kur një ditë të rinjtë dalin në rrugë për t’i këputur ato.

Video

Berisha del në konferencë urgjente, u bën thirrje demokratëve t’i bashkohen nesër protestës së studentëve: Në orën 14:00 para Ministrisë së Arsimit

“Kujdes shëndetësor për të gjithë, pa dallim”, thotë ministrja e Shëndetësisë, teksa informon për gjendjen e të lënduarve në spital. Por që kur trajtimi i çdo të lënduari shitet si sukses? Apo duhet t’ju falënderojmë që në urgjencë nuk kërkohet tesera e partisë?

Policia i theu këmbën dhe e tërhoqi zvarrë, i riu flet nga spitali: “Isha në hallin tim”

Këto janë pamjet nga ambientet e brendshme të Bashkisë së Tiranës, ku shihen flakë pas hyrjes së një grupi protestuesish në godinë. Protestuesit, të zhvendosur nga Ministria e Arsimit, thyen derën e institucionit pasi hodhën gurë në drejtim të saj. Disa prej tyre arritën të futeshin brenda, ndërsa policia ndërhyri duke nisur arrestimet.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme