Editorial 2 October 2026, 08:46 Nga VNA

Përgjimi i familjarëve të prokurorëve të SPAK/ Skandali që tronditi Këshillin e Sigurisë Kombëtare

Ndaje në Whatsapp
Përgjimi i familjarëve të prokurorëve të SPAK/ Skandali

Nga Desada Metaj

Ndërsa publiku shqiptar vijon të mbahet peng nga videot banale të një kompozitori, një ngjarje me përmasa shumë më të rënda për sigurinë kombëtare ka kaluar pa vëmendjen që meriton.

Në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, në prani të Presidentit, Kryeministrit dhe drejtuesve më të lartë të shtetit, kreu i SPAK, Klodian Braho, ka ngritur një akuzë të rëndë: ish-drejtuesja e SHISH, Vlora Hyseni, dyshohet se ka përgjuar në mënyrë të jashtëligjshme familjarë të prokurorëve të posaçëm.

Sipas burimeve nga mbledhja, akuza është pritur me tone të forta dhe ka tronditur të pranishmit, për shkak të përmasave të dëmit që dyshohet se i është shkaktuar një prej institucioneve më të rëndësishme të sigurisë kombëtare.

Çështja lidhet drejtpërdrejt me hetimet sensitive që prokurorët Altin Dumani dhe Bledar Maksuti po zhvillonin ndaj Ergys Agasit dhe lidhjeve të tij me zyrtarë të nivelit të lartë. Në këtë kontekst, dyshimi është se SHISH nuk është përdorur për të mbrojtur shtetin, por për të mbledhur të dhëna private me qëllim presioni dhe shantazhi ndaj prokurorëve të çështjes.

Kjo nuk është më thjesht një akuzë për abuzim me detyrën. Është një pikëpyetje e rëndë mbi mënyrën se si ka funksionuar shërbimi sekret dhe mbi atë se kush ka pasur realisht kontroll mbi instrumentet më sensitive të shtetit.

A ishte ky një rast i izoluar, apo pjesë e një mekanizmi më të gjerë përgjimesh ndaj njerëzve që konsideroheshin pengesë për interesa të errëta?

A ishte shantazhi ndaj gazetares Klodiana Lala një paralajmërim i hershëm se kushdo që cenonte lidhjet e Vlora Hysenit me Ergys Agasin dhe eksponentë të tjerë të botës së nëndheshme mund të vihej nën vëzhgim?

Teksa ekranet merren me videot banale, pyetja që duhet të shqetësojë shtetin është tjetër: a ka qenë SHISH në shërbim të sigurisë kombëtare, apo në dispozicion të një rrjeti që përdorte përgjimin si armë kundër SPAK-ut?

Video

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë zhvilloi mbrëmjen e së premtes pritjen zyrtare të mirëseardhjes për ambasadorin e ri amerikan, Eric Wendt

Misioni Crew-13 i SpaceX ka mbërritur në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor (ISS) vetëm tetë orë pas nisjes, duke vendosur një rekord të ri amerikan. Në bord ndodheshin katër persona: dy astronautë amerikanë, një kanadez dhe një kozmonaut rus. Koha rekord e udhëtimit dëshmon për përparimin e procedurave të fluturimit dhe ankorimit në stacionin orbital.

Dhuna dhe përplasjet me policinë po shoqërojnë protestat e nxënësve në Francë, ndërsa janë ngritur akuza për përdorim të tepruar të forcës ndaj të miturve. Në disa qytete është përdorur gaz lotsjellës dhe janë raportuar zjarre e incidente mes protestuesve dhe forcave të rendit. Protestat lidhen me mungesën e mësuesve, klasat e mbipopulluara dhe financimin e pamjaftueshëm të arsimit. Autoritetet kanë mobilizuar forca speciale, ndërsa sindikatat paralajmërojnë vazhdimin e protestave.

Ftojmë të gjithë që të vijnë e të na shërbejnë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme