Editorial 28 July 2025, 17:11 Nga VNA

Një mandat, dy fise dhe asnjë shpresë për ndryshim. Lapaj-Shabani: Telenovela që diskreditoi “të rinjtë” e politikës

Ndaje në Whatsapp
Një mandat, dy fise dhe asnjë shpresë për ndryshim.
Endrit Shabani dhe Adriatik Lapaj

Adriatik Lapaj ndërroi sërish mendje! Përpara ditës së zgjedhjeve tha që nëse koalicioni do merrte vetëm një mandat, ai nuk do ta pranonte atë. Pastaj, pasi koalicioni siguroi vetëm një mandat, duket se lakrorit ju hapën petët. Dhe u pa qartë që brumi i partive të të ardhmes ishte gatuar mbi aleancat e fiseve të Lapajt dhe Shabanit. Diku Lapaj ankohej për dajën e Shabanit dhe menjëherë më pas Shabani thosh që Lapaj i paskësh kërcënuar dajën.

Diku Lapaj dilte prapë me statuse publike ku i kërkonte Shabanit të lëshonin të dy mandatin e ai t’i kalonte të dytit më të votuar në listë të hapur, duke deklaruar kështu për të dytën herë publikisht që ai, Lapaj pra, nuk do e pranonte mandatin. Beteja e tezeve dhe dajave u bë argëtimi i vapës së Qershorit dhe Korrikut të të gjithëve. Mes gjithë thirrjeve që pasoheshin nga mallkimi i rradhës, sot Adriatik Lapaj ka depozituar në KQZ një ankesë ku kundërshton vendimin e marrë nga KQZ që duket se i jep mandatin një kushërire të Lapajt. Kushërira me sa duket paska dhënë dorëheqjen nga dorëheqja njësoj si daja i Shabanit. Lajmi i ri tashmë është që jo veç fisi i Shabanit, por edhe fisi i Lapajt, aplikuan të njëjtin model dorëheqje nga dorëheqja. Shef rrushi rrushin edhe piqet!

Me fjalë të tjera, nëse ndjekim kronologjitë e deklaratave, fisi i Lapajt u mblodh dhe pasi u njoh me mënyrën sesi veproi fisi i Shabanit, e vlerësoi si ligjore zgjidhjen dhe zgjodhi përfaqësuesen më të mirë mes vetes, të cilës ju dha leja të dorëhiqej nga dorëheqja. Kështu dukej deri dje. Por sot, shefi i fitueses së mandatit të “Shqipëria Bëhet” ka depozituar një ankesë në KQZ ku kërkon që të mos njihen dorëheqjet nga dorëheqja dhe që mandati t’i kalojë atij vetë. Përfshirë dorëheqjen e kushërirës nga dorëheqja. Këtu duhet thënë që është e qartë që Lapaj fisin e vet e paska më në kontroll sesa Shabani të vetin. Nëse nuk do ishim duke trajtuar një çështje kaq serioze si zgjedhjet për Kuvendin, mund ta përgëzonim Lapajn për autoritetin që gëzoka brenda fisit. Por meqë çështja është e një rëndësie kapitale, në pritje të vendimmarrjes së KQZ mbi betejën e fiseve që ka marrë trajtën e sherreve pas çdo divorci, një gjë është e qartë:

Kjo nuk po ndodh as për faj të Ramës e as do të thotë që pas kësaj Berisha është opsioni më i mirë. Ajo që u reklamua si zgjidhje e të rinjve në politikë e që do sfidonte politikën e vjetër, rezultoi si zhgënjimi më i hidhur i atyre që ju besuan. Në zgjedhje mundet edhe të humbësh, mundet edhe të mos marrësh rezultatin që shpresoje. Por kjo e Lapaj-Shabanit nuk mund të quhet më humbje, por katastrofë e cila në 95% u gatua nga vetë ata. Votuesi me inteligjencën e vet, thjesht i dha këtij koalicioni vetëm një mandat — aq sa duhej për t’i vënë në provë liderat e politikës së re. Nga kjo provë, ata dështuan për fat të keq, duke shkatërruar si dëm kolateral shinat nga mund të nisej treni i partive të reja.

Video

Një këngëtare u fishkëllye nga tifozët pasi harroi fjalët e himnit kanadez përpara ndeshjes miqësore Kanada–Peru, të zhvilluar të shtunën, më 3 tetor, në Montreal. Ajo hezitoi që në nisje të interpretimit, duke shkaktuar konfuzion edhe mes futbollistëve vendas. Teksa përpiqej të vazhdonte, këngëtarja harroi sërish tekstin dhe nisi të qeshte në mënyrë nervoze. Nga tribunat u dëgjuan fishkëllima, ndërsa më pas u luajt versioni instrumental i himnit, të cilin e kënduan lojtarët dhe tifozët.

Një shembje masive shkëmbinjsh ndodhi në faqen veriore të majës Tofana di Dentro, pranë Cortina d’Ampezzo në Itali. Në momentin e shembjes, një helikopter i urgjencës po përfundonte shpëtimin e një turisteje 52-vjeçare, e cila kishte dëmtuar gjurin gjatë një ecjeje në Tofana di Rozes. Gruaja u transportua në spitalin Codivilla për të marrë ndihmë mjekësore. Më pas, helikopteri mori në bord dy pjesëtarë të Guardia di Finanza për të kontrolluar nga ajri zonën e prekur. Reja e dendur e pluhurit, e ngritur nga shembja, pengoi për një kohë të gjatë pamjen dhe vështirësoi verifikimet.

Një ushtarak rus ka rrëzuar një dron ukrainas në rajonin e Moskës, duke përdorur sistemin portativ kundërajror 9K38 Igla. Sipas raportimeve, droni dyshohet se ishte gati për sulm dhe po fluturonte drejt një objekti të industrisë së naftës, por u godit përpara se të arrinte objektivin. 9K38 Igla është një sistem raketor portativ rus, i projektuar për goditjen e objektivave ajrore në lartësi të ulëta.

Tensione para Kuvendit të Kosovës, policia përdor gaz lotsjellës Përshkallëzohet situata para Kuvendit të Kosovës. Protestuesit kanë hedhur mjete piroteknike, ndërsa Policia e Kosovës është përgjigjur me gaz lotsjellës dhe ka shtuar praninë rreth ndërtesës. Tensionet u rritën pasi protestuesit tentuan të pengonin largimin e deputetëve, duke kërkuar miratimin në lexim të dytë të ndryshimeve ligjore që lidhen me Specialen në Hagë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme