Editorial 5 July 2025, 12:17 Nga VNA

Kur digjet qyteti dhe hesht parlamenti

Ndaje në Whatsapp
Kur digjet qyteti dhe hesht parlamenti

Nga Doriana Musai

Kur flaka i vihet parlamentit, ajo zë të gjithë hapësirën mediatike, e cila analizon për ditë të tëra kush e vuri, si e vuri, pse e vuri, çfarë tha kush, madje edhe çfarë kishte veshur apo qeshur ndonjë deputet.

Elbasani ka 14 përfaqësues të sapozgjedhur në parlament, e megjithatë askush nuk duket në horizont të flasë për interesin e atyre të cilëve iu mor vota me hir apo me pahir.

Diku dëgjova se qeveria e ka krype djathin, se ka 83 deputetë dhe se është duke pushuar qetë-qetë diku nëpër plazhe.

Pastaj, i vihet zjarri plehrave të qytetit, i cili është prej vitesh pjesë e një mega korrupsioni që ka ndodhur me investimet për inceneratorët, që do ta bënin Elbasanin, sipas kryeministrit, të thithë ajër dhe jo të thithë tym dhe helm.

Opozita, që ka përgjegjësinë ndaj atyre votuesve të Elbasanit, e ndali sulmin opozitar tek kërkesa për rend dite në parlament, e cila u shpërfill. Mesa duket, helmimi i qytetarëve prej më shumë se sa 3 ditësh nuk kishte aq rëndësi sa “t’i vinte zjarrin parlamentit”, për të mbrojtur jetën e qytetarëve, jo karriget e parlamentarëve.

Qyteti vijon të jetë i mbuluar me ajrin helmues dhe krerët e institucioneve kanë dalë të sigurohen in person se si digjet ajo që në fakt është mali i plehrave të korrupsionit.

 

Video

Një këngëtare u fishkëllye nga tifozët pasi harroi fjalët e himnit kanadez përpara ndeshjes miqësore Kanada–Peru, të zhvilluar të shtunën, më 3 tetor, në Montreal. Ajo hezitoi që në nisje të interpretimit, duke shkaktuar konfuzion edhe mes futbollistëve vendas. Teksa përpiqej të vazhdonte, këngëtarja harroi sërish tekstin dhe nisi të qeshte në mënyrë nervoze. Nga tribunat u dëgjuan fishkëllima, ndërsa më pas u luajt versioni instrumental i himnit, të cilin e kënduan lojtarët dhe tifozët.

Një shembje masive shkëmbinjsh ndodhi në faqen veriore të majës Tofana di Dentro, pranë Cortina d’Ampezzo në Itali. Në momentin e shembjes, një helikopter i urgjencës po përfundonte shpëtimin e një turisteje 52-vjeçare, e cila kishte dëmtuar gjurin gjatë një ecjeje në Tofana di Rozes. Gruaja u transportua në spitalin Codivilla për të marrë ndihmë mjekësore. Më pas, helikopteri mori në bord dy pjesëtarë të Guardia di Finanza për të kontrolluar nga ajri zonën e prekur. Reja e dendur e pluhurit, e ngritur nga shembja, pengoi për një kohë të gjatë pamjen dhe vështirësoi verifikimet.

Një ushtarak rus ka rrëzuar një dron ukrainas në rajonin e Moskës, duke përdorur sistemin portativ kundërajror 9K38 Igla. Sipas raportimeve, droni dyshohet se ishte gati për sulm dhe po fluturonte drejt një objekti të industrisë së naftës, por u godit përpara se të arrinte objektivin. 9K38 Igla është një sistem raketor portativ rus, i projektuar për goditjen e objektivave ajrore në lartësi të ulëta.

Tensione para Kuvendit të Kosovës, policia përdor gaz lotsjellës Përshkallëzohet situata para Kuvendit të Kosovës. Protestuesit kanë hedhur mjete piroteknike, ndërsa Policia e Kosovës është përgjigjur me gaz lotsjellës dhe ka shtuar praninë rreth ndërtesës. Tensionet u rritën pasi protestuesit tentuan të pengonin largimin e deputetëve, duke kërkuar miratimin në lexim të dytë të ndryshimeve ligjore që lidhen me Specialen në Hagë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme