Editorial 20 May 2025, 13:55 Nga VNA

Rinumërimi i votave dinjiteti i nëpërkëmbur i deputetëve numërorë të PS

Ndaje në Whatsapp
Rinumërimi i votave dinjiteti i nëpërkëmbur i

 

“Beteja vazhdon” – kështu e ka mbyllur statusin e saj, falënderuar votuesit socialistë të Tiranës, Blerina Gjylameti. Me një shprehje epike të Lulzim Bashës, zonja Gjylameti duket po aq qesharake sa ai, teksa komenton betejën e fundit të saj në politikë. Fjala është për rinumërimin e votave për kandidatët e listës së hapur të Tiranës, ku mandatin ia “rrëmbeu” për një grusht votash Olta Xhaçka.

Deri në momentin që gara zhvillohet brenda llojit, sigurisht që ka vend për interpretime dhe keqkuptime deri në votën e fundit. Madje deri diku mund të konsiderohet i respektueshëm dhe vendimi për të kërkuar rinumërim. Një qasje normale në kushtet e absurdit të zhvillimit të zgjedhjeve në Shqipëri.

Por çfarë ndodh kur “shefi i madh” dërgon një mesazh dhe udhëzon “prapakthehu” për të gjithë ata që kanë kërkuar rinumërim votash? Të gjithë kthehen direkt pas dhe, pa shumë pretendime, i binden kryetarit të partisë. Ai, pasi ka marrë çka dashur nga procesi elektoral, tashmë ndihet i bezdisur nga cic-micet e atyre që janë në garë me njëri-tjetrin për të kapur mandatin që Edi Rama ua ka vendosur si trofe në finishin e një gare, ku ai ka zgjedhur garuesit dhe ka parashikuar fituesit.

Ndaj, me një mesazh, i gjithë kontributi politik (nëse mund të quhet i tillë) i Blerina Gjylametit dhe shokëve e shoqeve të partisë së saj përkthehet në një falënderim qesharak dhe tërheqje nga përpjekja për të rinumëruar votat – një e drejtë që ta jep Kodi Zgjedhor.

Në një fushë politike me lojtarë pa personalitet dhe dinjitet, sjellja servile ndaj “shefit të madh” nuk habit më askënd. Madje, nuk do të jetë e largët dita kur Edi Rama do të vendosë jo emra, por thjesht numra në kostumet e deputetëve të tij, për të lehtësuar rreshtimin dhe për të kursyer kohën që t’u drejtohet me emra, atyre që s’kanë më as dëshirën dhe as vullnetin të jenë të tillë.

Video

Një këngëtare u fishkëllye nga tifozët pasi harroi fjalët e himnit kanadez përpara ndeshjes miqësore Kanada–Peru, të zhvilluar të shtunën, më 3 tetor, në Montreal. Ajo hezitoi që në nisje të interpretimit, duke shkaktuar konfuzion edhe mes futbollistëve vendas. Teksa përpiqej të vazhdonte, këngëtarja harroi sërish tekstin dhe nisi të qeshte në mënyrë nervoze. Nga tribunat u dëgjuan fishkëllima, ndërsa më pas u luajt versioni instrumental i himnit, të cilin e kënduan lojtarët dhe tifozët.

Një shembje masive shkëmbinjsh ndodhi në faqen veriore të majës Tofana di Dentro, pranë Cortina d’Ampezzo në Itali. Në momentin e shembjes, një helikopter i urgjencës po përfundonte shpëtimin e një turisteje 52-vjeçare, e cila kishte dëmtuar gjurin gjatë një ecjeje në Tofana di Rozes. Gruaja u transportua në spitalin Codivilla për të marrë ndihmë mjekësore. Më pas, helikopteri mori në bord dy pjesëtarë të Guardia di Finanza për të kontrolluar nga ajri zonën e prekur. Reja e dendur e pluhurit, e ngritur nga shembja, pengoi për një kohë të gjatë pamjen dhe vështirësoi verifikimet.

Një ushtarak rus ka rrëzuar një dron ukrainas në rajonin e Moskës, duke përdorur sistemin portativ kundërajror 9K38 Igla. Sipas raportimeve, droni dyshohet se ishte gati për sulm dhe po fluturonte drejt një objekti të industrisë së naftës, por u godit përpara se të arrinte objektivin. 9K38 Igla është një sistem raketor portativ rus, i projektuar për goditjen e objektivave ajrore në lartësi të ulëta.

Tensione para Kuvendit të Kosovës, policia përdor gaz lotsjellës Përshkallëzohet situata para Kuvendit të Kosovës. Protestuesit kanë hedhur mjete piroteknike, ndërsa Policia e Kosovës është përgjigjur me gaz lotsjellës dhe ka shtuar praninë rreth ndërtesës. Tensionet u rritën pasi protestuesit tentuan të pengonin largimin e deputetëve, duke kërkuar miratimin në lexim të dytë të ndryshimeve ligjore që lidhen me Specialen në Hagë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme