Editorial 11 May 2025, 17:40 Nga VNA

Zgjedhjet që nuk kanë dhënë shpresë, edhe këtë herë më shumë se gjysma nuk pritet të votojnë

Ndaje në Whatsapp

Më 11 maj Shqipëria zhvillon për të 11-tën herë zgjedhjet demokratike që nga rrëzimi i regjimit totalitar, por forcat politike që kanë drejtuar vendin në këto 34 vite nuk kanë qenë efektive në ndërtimin e një shteti që ofron siguri, shpresë dhe zhvillim për qytetarët.

Rritja ekonomike ka qenë e qëndrueshme, por rezultatet e saj në uljen e varfërisë dhe pabarazisë kanë qenë të dobëta.

Të dhënat e fundit të Eurostat tregojnë se Shqipëria ka rreth 42% të popullsisë në rrezik për të qenë të varfër, niveli më i lartë në Europë, ndërsa raporti i fundit i Bankës Botërore tregoi se më shumë se 80% e shqiptarëve mendojnë se pabarazia ekonomike është rritur, me përqindjen më të lartë në rajon.

Mungesa e vizionit për zhvillim afatgjatë dha pasoja të rënda në zhvillimet demografike. Organizata e Kombeve të Bashkuara e ka renditur Shqipërinë në top listën e vendeve me emigracion të lartë sidomos në moshat e reja në dekadën e fundit.

Kjo ikje masive e ka bërë fiktiv regjistrimin e votuesve. P.sh. në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të vitit 2021, në regjistrat e gjendjes civile ishin 3,588,869 persona me të drejtë vote, por 1,614,048 persona ose vetëm 46.3% shkuan në kutitë e votimit, më e ulëta historike që nga viti 1992.

Regjistrimi nuk është automatizuar, gjë që ka ulur ndjeshëm pjesëmarrjen. Nëse do të votonin e gjithë diaspora e regjistruar ato të përbënin 7% të totalit kombëtar. Por për shkak të numrit të ulët të regjistruar dhe pengesave logjistike, ndikimi real në këto zgjedhje pritet të jetë shumë i kufizuar.

Në dekadën e katërt të tranzicionit, politika nuk ka ofruar zgjidhje për frenimin e emigracionin masiv. Vendi ka humbur gati 40% të popullsisë që nga vitet ’90 dhe është ndër vendet me plakjen më të shpejtë në Europë, teksa nuk ka asnjë politike mbështetëse për rininë. Korrupsioni mbetet problemi më i madh i perceptuar, sipas raporteve të BE dhe Transparency International.

Skandalet, bojkotet dhe mungesa e alternativave reale politike kanë zbehur besimin e qytetarëve në demokraci.

Shqipëria është në pritje të çeljes së kapitujve të negociatave me BE-në, por kushtet për reformën në drejtësi, median dhe administratën publike mbeten të paplotësuara./ MONITOR

Video

Një këngëtare u fishkëllye nga tifozët pasi harroi fjalët e himnit kanadez përpara ndeshjes miqësore Kanada–Peru, të zhvilluar të shtunën, më 3 tetor, në Montreal. Ajo hezitoi që në nisje të interpretimit, duke shkaktuar konfuzion edhe mes futbollistëve vendas. Teksa përpiqej të vazhdonte, këngëtarja harroi sërish tekstin dhe nisi të qeshte në mënyrë nervoze. Nga tribunat u dëgjuan fishkëllima, ndërsa më pas u luajt versioni instrumental i himnit, të cilin e kënduan lojtarët dhe tifozët.

Një shembje masive shkëmbinjsh ndodhi në faqen veriore të majës Tofana di Dentro, pranë Cortina d’Ampezzo në Itali. Në momentin e shembjes, një helikopter i urgjencës po përfundonte shpëtimin e një turisteje 52-vjeçare, e cila kishte dëmtuar gjurin gjatë një ecjeje në Tofana di Rozes. Gruaja u transportua në spitalin Codivilla për të marrë ndihmë mjekësore. Më pas, helikopteri mori në bord dy pjesëtarë të Guardia di Finanza për të kontrolluar nga ajri zonën e prekur. Reja e dendur e pluhurit, e ngritur nga shembja, pengoi për një kohë të gjatë pamjen dhe vështirësoi verifikimet.

Një ushtarak rus ka rrëzuar një dron ukrainas në rajonin e Moskës, duke përdorur sistemin portativ kundërajror 9K38 Igla. Sipas raportimeve, droni dyshohet se ishte gati për sulm dhe po fluturonte drejt një objekti të industrisë së naftës, por u godit përpara se të arrinte objektivin. 9K38 Igla është një sistem raketor portativ rus, i projektuar për goditjen e objektivave ajrore në lartësi të ulëta.

Tensione para Kuvendit të Kosovës, policia përdor gaz lotsjellës Përshkallëzohet situata para Kuvendit të Kosovës. Protestuesit kanë hedhur mjete piroteknike, ndërsa Policia e Kosovës është përgjigjur me gaz lotsjellës dhe ka shtuar praninë rreth ndërtesës. Tensionet u rritën pasi protestuesit tentuan të pengonin largimin e deputetëve, duke kërkuar miratimin në lexim të dytë të ndryshimeve ligjore që lidhen me Specialen në Hagë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme