Editorial 2 May 2025, 13:03 Nga VNA

Pyetjet që kërkojnë përgjigje. Kontrata e lobimit të PD-së dhe paqartësitë që e rrethojnë

Ndaje në Whatsapp
Pyetjet që kërkojnë përgjigje. Kontrata e lobimit të

Publikimi i kontratës së lobimit nga Partia Demokratike ka ngritur më shumë pyetje sesa përgjigje. Dokumenti dhe konferenca për shtyp e kryetarit të PD Sali Berisha që pritej të sillte qartësi ka lënë pas një sërë paqartësish mbi përfituesit e shërbimeve, mënyrën e financimit dhe transparencën e deklarimeve ligjore. Për t’i dhënë përgjigje shqetësimeve publike, ka disa pikëpyetje që duhet të marrin përgjigje:

1. Sipas kontratës së publikuar, “përfitimin” e shërbimeve e merr vetëm Flamur Noka si person fizik? E merr PD si parti politike? Apo e merr koalicioni PD-ASHM si koalicion zgjedhor?

2. A do të depozitohet kjo kontratë në KQZ? Nëse po, do të depozitohet menjëherë pas zgjedhjeve, siç urdhëron Kodi Zgjedhor, apo në fillim të vitit 2026, siç parashikon ligji “Për partitë politike”?

3. A ka një kontratë tjetër midis Fondacionit MAGA dhe kompanisë “Continental” të ndryshme nga ajo që ka nënshkruar Flamur Noka, me anë të së cilës të jetë bërë pagesa (të paktën 750 mijë USD)?

4. Nëse po, a është depozituar diku? Dhe kur është lidhur? Sa është pagesa përkatëse? Pse nuk bëhet publike kjo kontratë?

5. Pretendohet se ka një kontratë tjetër midis PD-së dhe “La Civitas.” Pse nuk bëhet publike? Sa është pagesa, kur është lidhur dhe ku është depozituar? A është kontratë me shpërblim apo “pro bono”? A do të deklarohet në KQZ?

6. A ka ndonjë kontratë për shërbime të lidhur me ndonjë subjekt juridik apo fizik të lidhur me Paul Manafort?

7. A konsiderohet Fondacioni MAGA një “fondacion i huaj,” për sa kohë që nuk është regjistruar në regjistrin tregtar të Gjykatës së Tiranës?

8. A konsiderohet Fondacioni MAGA një “fondacion politik,” siç kërkon neni 21/2 i ligjit “Për partitë politike”?

9. Në cilën periudhë janë mbledhur fondet (të paktën 750 mijë USD të paguara tashmë) nga Fondacioni MAGA?

10. A është organizuar një fushatë mbledhjesh fondesh në SHBA (fundraising) sipas legjislacionit amerikan?

11. Kush është grupi organizator i kësaj fushate?

12. A është depozituar në institucionet amerikane procesi i mbledhjeve të fondeve?

13. A ka qoftë edhe ndonjë dëshmi të këtij procesi mbledhjesh fondesh? Vertetime të lëshuara, deklarime nga donatorët shqiptarë për efekt të zbritjes së taksave, kur dhurojnë fondet?

14. A mund të deklarohen të paktën dhjetë emra donatorësh “demokratë patriotë” që kanë dhuruar? Dhe në çfarë shume kanë dhuruar?

Këto pyetje mbeten thelbësore për të kuptuar burimin e fondeve dhe përputhshmërinë e veprimeve të Partisë Demokratike me Kodin Zgjedhor dhe ligjin për financimit të partive politike. Transparenca në këtë rast mbetet elementi i vetëm që mund ti japë vlerë kësaj kontrate për të cilën dimë me siguri që deri më sot janë paguar 750 mijë dollarë ndërsa shuma e parashikuar shkon në 6 mil të tilla.

Video

Një këngëtare u fishkëllye nga tifozët pasi harroi fjalët e himnit kanadez përpara ndeshjes miqësore Kanada–Peru, të zhvilluar të shtunën, më 3 tetor, në Montreal. Ajo hezitoi që në nisje të interpretimit, duke shkaktuar konfuzion edhe mes futbollistëve vendas. Teksa përpiqej të vazhdonte, këngëtarja harroi sërish tekstin dhe nisi të qeshte në mënyrë nervoze. Nga tribunat u dëgjuan fishkëllima, ndërsa më pas u luajt versioni instrumental i himnit, të cilin e kënduan lojtarët dhe tifozët.

Një shembje masive shkëmbinjsh ndodhi në faqen veriore të majës Tofana di Dentro, pranë Cortina d’Ampezzo në Itali. Në momentin e shembjes, një helikopter i urgjencës po përfundonte shpëtimin e një turisteje 52-vjeçare, e cila kishte dëmtuar gjurin gjatë një ecjeje në Tofana di Rozes. Gruaja u transportua në spitalin Codivilla për të marrë ndihmë mjekësore. Më pas, helikopteri mori në bord dy pjesëtarë të Guardia di Finanza për të kontrolluar nga ajri zonën e prekur. Reja e dendur e pluhurit, e ngritur nga shembja, pengoi për një kohë të gjatë pamjen dhe vështirësoi verifikimet.

Një ushtarak rus ka rrëzuar një dron ukrainas në rajonin e Moskës, duke përdorur sistemin portativ kundërajror 9K38 Igla. Sipas raportimeve, droni dyshohet se ishte gati për sulm dhe po fluturonte drejt një objekti të industrisë së naftës, por u godit përpara se të arrinte objektivin. 9K38 Igla është një sistem raketor portativ rus, i projektuar për goditjen e objektivave ajrore në lartësi të ulëta.

Tensione para Kuvendit të Kosovës, policia përdor gaz lotsjellës Përshkallëzohet situata para Kuvendit të Kosovës. Protestuesit kanë hedhur mjete piroteknike, ndërsa Policia e Kosovës është përgjigjur me gaz lotsjellës dhe ka shtuar praninë rreth ndërtesës. Tensionet u rritën pasi protestuesit tentuan të pengonin largimin e deputetëve, duke kërkuar miratimin në lexim të dytë të ndryshimeve ligjore që lidhen me Specialen në Hagë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme