Editorial 16 May 2025, 09:32 Nga VNA

Votat preferenciale: Një garë e pamoralshme dhe korruptive për Blendi Gonxhen dhe Ervin Hoxhaj

Ndaje në Whatsapp
Votat preferenciale: Një garë e pamoralshme dhe korruptive për

Votat preferenciale për kandidatët e listave të hapura përfaqësojnë padyshim një prej elementëve më të pamoralshëm dhe denigrues të këtij procesi zgjedhor. Përtej penalizimit brutal të forcave të reja nga kodi zgjedhor, i cili kufizoi ndjeshëm mundësinë për të dërguar deputetë në Kuvend në proporcion me numrin e votave, listat e hapura nxorën në pah një realitet të hidhur: lufta brenda partisë shpesh është më e ashpër dhe më e mbushur me hile se ajo kundër kundërshtarit politik.

Nëse analizojmë rezultatet e kandidatëve të Partisë Socialiste në Tiranë, bie në sy numri i lartë i votave të fituara nga figura si Blendi Gonxhe dhe Ervin Hoxha. Por a mund të shpjegohet logjikisht se si Blendi Gonxhe – një ish-zyrtar i Bashkisë së Tiranës, i akuzuar për korrupsion dhe i rehabilituar politikisht vitet e fundit – ka arritur të sigurojë 20 mijë vota? Cilat arritje apo cilësime ideologjike kanë bindur socialistët për ta mbështetur atë në këtë masë?

Po ashtu, ministri Ervin Hoxha, me rreth 17 mijë vota në qarkun e Tiranës, ngre pikëpyetje të ngjashme. Çfarë arritjesh të prekshme ka ofruar ky ministër në detyrë? As lufta ndaj krimit, as performanca e policisë së shtetit nuk ofrojnë arsye për mbështetje kaq masive. Përkundrazi, qasjet e tij politike ndaj ngjarjeve kriminale shpesh kanë lënë për të dëshiruar.

Në mungesë të fakteve konkrete, një analizë racionale mbi realitetin e zgjedhjeve në Shqipëri sugjeron se fuqia e pushtetit të ministrave dhe zyrtarëve është përdorur si urë për të trafikuar votat preferenciale. Kjo garë e ethshme për vota ka lënë jashtë parlamentit figura me kontribute të gjata si Pandeli Majko dhe Mimi Kodheli.

Rrotacioni dhe qarkullimi i politikanëve mund të jenë të nevojshme, veçanërisht në kontekstin shqiptar, por a mund të ndodhë kjo përmes metodës së “përdor pushtetin për të marrë vota”? Eksperienca ka treguar se të rinjtë nuk janë gjithmonë bartës të mentalitetit të ndryshimit dhe se, nëse kjo e re shoqërohet me korrupsion në mbledhjen e votave, ndoshta është më e udhës të mbeten të vjetrit. Sepse nuk mund të zgjedhim gjithmonë të keqen më të vogël – në politikë apo kudo tjetër.

Video

Një këngëtare u fishkëllye nga tifozët pasi harroi fjalët e himnit kanadez përpara ndeshjes miqësore Kanada–Peru, të zhvilluar të shtunën, më 3 tetor, në Montreal. Ajo hezitoi që në nisje të interpretimit, duke shkaktuar konfuzion edhe mes futbollistëve vendas. Teksa përpiqej të vazhdonte, këngëtarja harroi sërish tekstin dhe nisi të qeshte në mënyrë nervoze. Nga tribunat u dëgjuan fishkëllima, ndërsa më pas u luajt versioni instrumental i himnit, të cilin e kënduan lojtarët dhe tifozët.

Një shembje masive shkëmbinjsh ndodhi në faqen veriore të majës Tofana di Dentro, pranë Cortina d’Ampezzo në Itali. Në momentin e shembjes, një helikopter i urgjencës po përfundonte shpëtimin e një turisteje 52-vjeçare, e cila kishte dëmtuar gjurin gjatë një ecjeje në Tofana di Rozes. Gruaja u transportua në spitalin Codivilla për të marrë ndihmë mjekësore. Më pas, helikopteri mori në bord dy pjesëtarë të Guardia di Finanza për të kontrolluar nga ajri zonën e prekur. Reja e dendur e pluhurit, e ngritur nga shembja, pengoi për një kohë të gjatë pamjen dhe vështirësoi verifikimet.

Një ushtarak rus ka rrëzuar një dron ukrainas në rajonin e Moskës, duke përdorur sistemin portativ kundërajror 9K38 Igla. Sipas raportimeve, droni dyshohet se ishte gati për sulm dhe po fluturonte drejt një objekti të industrisë së naftës, por u godit përpara se të arrinte objektivin. 9K38 Igla është një sistem raketor portativ rus, i projektuar për goditjen e objektivave ajrore në lartësi të ulëta.

Tensione para Kuvendit të Kosovës, policia përdor gaz lotsjellës Përshkallëzohet situata para Kuvendit të Kosovës. Protestuesit kanë hedhur mjete piroteknike, ndërsa Policia e Kosovës është përgjigjur me gaz lotsjellës dhe ka shtuar praninë rreth ndërtesës. Tensionet u rritën pasi protestuesit tentuan të pengonin largimin e deputetëve, duke kërkuar miratimin në lexim të dytë të ndryshimeve ligjore që lidhen me Specialen në Hagë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme