Editorial 1 July 2025, 09:30 Nga VNA

Disa sqarime për kandidatët që kërkuan hapjen e kutive…dhe e vërteta e “vjedhjes” së votave personale

Ndaje në Whatsapp
Disa sqarime për kandidatët që kërkuan hapjen e

Menjëherë pasi dolën rezultatet paraprake nga procesi i numërimit të votave, filluan edhe kontestimet. Kandidatë si Alimehmeti, Kalaja (Aulon), Dogjani, etj., nisën një proces kontestimi të rezultatit të nxjerrë nga numërimi i parë i kutive. Disa syresh e konkretizuan kontestimin duke paraqitur në KQZ (KAS) edhe ankimimet përkatëse.

Sali Berisha nuk i mbështeti (përveçse me deklarata të llojit propagandë) dhe refuzoi t’u jepte firmën që mbështeste ankesat e tyre. Pasi kërkesat e kandidatëve u rrëzuan në KAS edhe me votën e dy përfaqësuesve të opozitës atje, ishin të njëjtët përfaqësues të opozitës në KAS që kërkuan hapjen e të gjitha kutive dhe rinumërimin e Qarkut Tiranë, hapjen dhe rinumërimin e të gjitha kutive të qarkut Fier, si dhe pritet të bëjnë të njëjtën gjë me kutitë e Qarkut Elbasan.

Kolegji Zgjedhor konfirmoi vendimmarrjen e KAS për çështjen e legjitimimit të kandidatit si subjekt zgjedhor dhe asnjë kandidat nuk u pa në dyert e Gjykatës Kushtetuese për t’u ankuar sërish.

Tanimë që rinumërimi për Qarkun Tiranë ka përfunduar, disa prej kandidatëve që kërkuan rivlerësim po ankohen sërish në media. Nëse në fillim ankoheshin që KAS nuk po i pranonte si subjekte ankimore, tani po ankohen se KAS po i nxjerr që kanë vjedhur vota!

Ka disa absurditete në këto qëndrime.

Së pari, KAS nuk ka nxjerrë ende asnjë vendim por fakt mbetet që KAS nuk ka tagër të vlerësojë ndonjë trafik ose vjedhje.

Së dyti, nuk ka deklarime nga KAS për vjedhës dhe të vjedhur. Nuk është detyrë e KAS të merret me këtë në fakt. KAS drejton procesin e rinumërimit. Nëse pas rinumërimit të kërkuar nga PD kanë dalë diferenca pozitive ose negative, ky nuk është problemi i KAS.

Së treti, ka kandidatë që po ankohen se “kanë rezultuar vjedhës”. Kandidatët nuk numërojnë vota ndaj edhe nuk mund t’i vjedhin ato. Numëruesit numërojnë vota.

Ndaj çdo kandidat që pretendon se i është manipuluar vota, do të thotë që pretendon se grupet e numërimit kanë manipuluar vota. Dhe në grupet e numërimit gjysma janë numërues të PD.

Pasi kërkuan hapjen e kutive dhe u kënaqën për mbështetjen që Berisha u dha për këtë, tashmë kandidatët nuk mund të ankohen se KQZ nuk po hap të shohë kamerat. Berisha nuk kërkoi këtë! Kërkoi rinumërim sepse Berisha e di që KAS nuk hap kamera. Të paktën dy prej anëtarëve aty në KAS ja kanë mësuar kaq gjë!

Procesi i rinumërimit të Tiranës mbaroi dhe shifrat janë në faqen e KQZ. Çdokush mund t’i hapë dhe të arsyetojë vetë mbi to. Edhe kandidatët! Por kush nuk kupton, ose nuk do të kuptojë vazhdon bërtet nëpër media se i kanë vjedhur vota numëruesit. Kush kupton dhe do të vijojë politikën me rregullat e saj (si zonja Tabaku psh) hesht dhe merret me të tjera gjëra. Epo nuk duhet shumë për të kuptuar se numëruesit duhen dhe për nesër!

Video

Një këngëtare u fishkëllye nga tifozët pasi harroi fjalët e himnit kanadez përpara ndeshjes miqësore Kanada–Peru, të zhvilluar të shtunën, më 3 tetor, në Montreal. Ajo hezitoi që në nisje të interpretimit, duke shkaktuar konfuzion edhe mes futbollistëve vendas. Teksa përpiqej të vazhdonte, këngëtarja harroi sërish tekstin dhe nisi të qeshte në mënyrë nervoze. Nga tribunat u dëgjuan fishkëllima, ndërsa më pas u luajt versioni instrumental i himnit, të cilin e kënduan lojtarët dhe tifozët.

Një shembje masive shkëmbinjsh ndodhi në faqen veriore të majës Tofana di Dentro, pranë Cortina d’Ampezzo në Itali. Në momentin e shembjes, një helikopter i urgjencës po përfundonte shpëtimin e një turisteje 52-vjeçare, e cila kishte dëmtuar gjurin gjatë një ecjeje në Tofana di Rozes. Gruaja u transportua në spitalin Codivilla për të marrë ndihmë mjekësore. Më pas, helikopteri mori në bord dy pjesëtarë të Guardia di Finanza për të kontrolluar nga ajri zonën e prekur. Reja e dendur e pluhurit, e ngritur nga shembja, pengoi për një kohë të gjatë pamjen dhe vështirësoi verifikimet.

Një ushtarak rus ka rrëzuar një dron ukrainas në rajonin e Moskës, duke përdorur sistemin portativ kundërajror 9K38 Igla. Sipas raportimeve, droni dyshohet se ishte gati për sulm dhe po fluturonte drejt një objekti të industrisë së naftës, por u godit përpara se të arrinte objektivin. 9K38 Igla është një sistem raketor portativ rus, i projektuar për goditjen e objektivave ajrore në lartësi të ulëta.

Tensione para Kuvendit të Kosovës, policia përdor gaz lotsjellës Përshkallëzohet situata para Kuvendit të Kosovës. Protestuesit kanë hedhur mjete piroteknike, ndërsa Policia e Kosovës është përgjigjur me gaz lotsjellës dhe ka shtuar praninë rreth ndërtesës. Tensionet u rritën pasi protestuesit tentuan të pengonin largimin e deputetëve, duke kërkuar miratimin në lexim të dytë të ndryshimeve ligjore që lidhen me Specialen në Hagë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme