Editorial 17 June 2025, 14:29 Nga VNA

“Masakra elektorale” e opozitës dhe golat e Celibashit në portat e PS dhe PD

Ndaje në Whatsapp
“Masakra elektorale” e opozitës dhe golat e Celibashit në

 

Nga Desada Metaj 

Sot në mëngjes, kryekomisioneri Ilirjan Celibashi u shfaq në Syri TV si komentator i lirë për procesin e 11 majit. Madje, herë pas here ai komentonte dhe pamjet e vëna nga drejtuesi i emisionit. Deri këtu gjithçka duket normale për një vend demokratik. Por, në fakt, në detyrën e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, zoti Celibashi ka disa kompetenca që nuk mund t’i tejkalojë duke bërë komente për parregullsi apo shtrembërim të procesit.

“Nëse ato pamje janë të tilla në 5 mijë, apo 1 mijë, apo në 200 apo 300 qendra votimi, është vërtetë problematike. Këtë nuk e dimë. Por do të duhet ta pranojmë që ajo pamje vendos pikëpyetje të mëdha mbi administrimin e procesit zgjedhor,” deklaroi sot kryekomisioneri si komentator i lirë i disa pamjeve filmike, duke harruar (me ose pa qëllim) se kjo nuk është një kompetencë e tij. Ligji ka përcaktuar se kjo kompetencë i takon KAS-it.

Si avokat, konsulent, biznesmen, analist, opinionist e çfarëdo tjetër që preferon të mbathë dhe të shfaqet në media, Ilirjan Celibashi është i lirë të bëjë çfarë të dojë. Shqipëria është një vend i lirë dhe fjala gjithashtu është e lirë. Por, që të kesh këtë liri të plotë në gjykimin e një fenomeni, në vendin e Celibashit duhet të ndërrrosh kostumin e kryekomisionerit me atë të analistit.

Më shumë se një herë në këto zgjedhje, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve ka zgjedhur që të ndërhyjë me komente, analiza ose opinione personale.

Të njëjtën gjë bëri edhe një ditë më parë kur dha opinione personale dhe vlerësime private për pamje e filmime, që Komisionerit Celibashit nuk i takojnë t’i vlerësojë. Aq më shumë, t’i analizojë ato në kushtet kur organe të tjera të KQZ-së e kanë kompetencën. Në postin e Komisionerit, Celibashi mund të bëjë mrekullinë, por liria e tij mbaron deri në kufijtë e atyre kompetencave që Kodi i parashikon.

Nëse zgjedh të thotë se: “Në këto qendra votimi procesi duket të jetë jashtë standardit,” atëherë Celibashi duhet të shohë më shumë se videon – karrigen e vet si kryekomisioner.

Shprehje të tipit:

“Nëse ato pamje janë të tilla në 5 mijë, apo 1 mijë, apo në 200 apo 300 qendra votimi, është vërtetë problematike. Këtë nuk e dimë. Por do të duhet ta pranojmë që ajo pamje vendos pikëpyetje të mëdha mbi administrimin e procesit zgjedhor,” mund të shërbejnë për destabilizim të procesit. Ose si oksigjen për ata që kanë pretendime nga procesi, që administrohet po nga Ilirjan Celibashi.

Sido të jetë, me daljet e tij të fundit, kryekomisioneri përveç faturave të kripura për rinumërimin, po e rrit dozën dhe me deklarata që nuk i takojnë pozicionit që mban. Se e shtyn halli apo për qejf, këtë nuk di ta thotë njeri me siguri. E sigurt është vetëm qetësia e tij për këto veprime, që nuk shqetësojnë as mazhorancën që e ka zgjedhur dhe as opozitën që e përkëdhel. Sa për median, me gjasë fondet për reklama kanë qenë mjaftueshëm që pakkush të shohë e të dëgjojë se kryeadministratori i “farsës zgjedhore” sipas opozitës dhe “zgjedhjeve më të mira ndonjëherë” të mazhorancës vazhdon të luajë i pashqetësuar me portat e politikës duke bërë gola nga të dy anët.

Kompetencat e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve sipas Kodit Zgjedhor:

• Drejton institucionin dhe e përfaqëson atë në marrëdhëniet me të tretët.

• Mbikëqyr veprimtarinë e administratës zgjedhore përgjatë zgjedhjeve dhe referendumeve.

• Vë në lëvizje Rregullatorin dhe KAS-in, duke përgatitur mbledhjet dhe seancat për çështje që janë në kompetencën e tyre.

• Emëron dhe shkarkon anëtarët e KZAZ-ve.

• Kujdeset për zbatimin e ligjit në mënyrë të drejtë dhe uniforme nga të gjitha institucionet.

• Monitoron sjelljen e institucioneve publike gjatë fushatës dhe përdorimin e burimeve publike.

• Informon publikun për veprimtarinë e KQZ-së dhe vendimmarrjet e saj.

• Adminstron buxhetin e KQZ-së sipas rregullave përkatëse.

• Raporton para Kuvendit për veprimtarinë e institucionit.

Video

Pamje të pazakonta janë regjistruar në qytetin Norfolk, në shtetin amerikan të Virxhinias, ku një burrë u filmua duke lëvizur me jet ski nëpër rrugët e përmbytura pas reshjeve të dendura që goditën zonën të martën. Videoja është bërë virale në rrjetet sociale, duke treguar se niveli i ujit ishte aq i lartë sa rrugët u shndërruan në “kanale”, duke i dhënë drejtuesit të jet ski-t mundësinë të zëvendësonte makinën me mjetin ujor.

Një djalë 12-vjeçar nga Maroku, i pashoqëruar nga familjarë, u shpëtua nga riatdhesimi në qytetin spanjoll të Ceutës, pasi banorët vendas ndërhynë duke theksuar se ai ishte i mitur. Sipas Associated Press (AP), fëmija po qante dhe iu lut ushtarëve spanjollë që të mos e kthenin në Marok. Vetëm pak metra larg kufirit, një nënkolonel i ushtrisë urdhëroi ndalimin e procedurës, ndërsa më pas 12-vjeçari iu dorëzua Gardës Civile Spanjolle. Sipas AP, të miturit përbëjnë një pjesë të madhe të 3.000–5.000 emigrantëve që kanë shmangur dëbimin nga Ceuta, nga rreth 60.000 persona që kanë mbërritur në qytet gjatë valës së migracionit nga Maroku.

Një aksident i rëndë që përfshinte dy tramvaje ndodhi më herët në qytetin perëndimor gjerman të Gelsenkirchen, duke shkaktuar një mobilizim të madh të shërbimeve të emergjencës. Sipas policisë, të paktën 25 persona u plagosën, ndërsa për tre prej tyre nuk mund të përjashtohet rreziku për jetën. Sipas informacioneve fillestare, dy tramvajet po lëviznin njëra pas tjetrës pranë stadiumit Schalke, kur ai përpara u ndal papritur. Ishte një tren stërvitor, i cili ndiqej nga një tramvaj që po kryente një itinerar të rregullt pasagjerësh. Tramvaji i dytë nuk pati kohë të ndalonte dhe u përplas me forcë në pjesën e pasme të trenit të trajnimit, duke rezultuar në dëme të mëdha të të dy automjeteve.

Një aksident i rëndë që përfshinte dy tramvaje ndodhi më herët në qytetin perëndimor gjerman të Gelsenkirchen, duke shkaktuar një mobilizim të madh të shërbimeve të emergjencës. Sipas policisë, të paktën 25 persona u plagosën, ndërsa për tre prej tyre nuk mund të përjashtohet rreziku për jetën. Sipas informacioneve fillestare, dy tramvajet po lëviznin njëra pas tjetrës pranë stadiumit Schalke, kur ai përpara u ndal papritur. Ishte një tren stërvitor, i cili ndiqej nga një tramvaj që po kryente një itinerar të rregullt pasagjerësh. Tramvaji i dytë nuk pati kohë të ndalonte dhe u përplas me forcë në pjesën e pasme të trenit të trajnimit, duke rezultuar në dëme të mëdha të të dy automjeteve.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme