Editorial 12 June 2025, 16:13 Nga VNA

Edi Rama sulmon gjyqtarët: “E kanë nivelin logjik nën kapacitetin e një 12-vjeçari”

Ndaje në Whatsapp
Edi Rama sulmon gjyqtarët: “E kanë nivelin logjik nën

Rama vazhdon debatet në distancë me drejtësinë. Pas deklaratës së djeshme për reagimin e Unionit të Gjyqtarëve, sot kryeministri ka vijuar ankesat duke iu referuar periudhës 7-vjeçare që iu desh gjykatës për të dhënë vendim mbi çështjen mes tij dhe Lulzim Bashës, kur ky i fundit ishte kryetar i PD.

A do zgjohet nga gjumi qeveria e Gjyqësorit, me këshilltarët e inspektorët e lartë dhe qindra punonjësit e administratës së saj të aq mirëpaguar, për t’i kaluar në filtrin e përgjegjësisë së lartë publike bëmat dhe gjëmat me të cilat përballet e drejta e njerëzve të zakonshëm në sallat e gjyqeve?! - shkruan kryeministri në reagimin e tij, duke iu bashkuar shqetësimit të mijëra qytetarëve, halli i të cilëve rastësisht ndodhi që të ishte i njëjtë me atë të Edi Ramës.

Rama më tej vijon: Këtu halli është si do u vejë halli çështjeve shumë më të rëndësishme të njerëzve, që varen nga mendja e gjykatëses në fjalë apo të tjerëve si ajo, të cilët e kanë nivelin logjik nën kapacitetin e një 12-vjeçari!!!

Qartas, kryeministri fyen publikisht një gjyqtare të Republikës së Shqipërisë, e cila është Ëngjëllushe Tahiri. Mirë apo keq, e aftë apo jo, nuk mund të jetë kreu i ekzekutivit ai që përcakton nëse një gjyqtar është i zoti apo i paaftë, i korruptuar ose jo. Për më tepër, në një çështje ku ai është palë në gjykim.

Pas së djeshmes, kjo e sotmja dhe njëherë tregon qartë se Edi Rama tashmë nuk ruan më asnjë lloj kufiri dhe etike kur bëhet fjalë për gjyqësorin. Etiketimet e tij të ngjashme me ato të Sali Berishës për gjyqtarët e çështjes së tij edhe njëherë ngrenë shqetësimin e pamundësisë së funksionimit të gjyqësorit si i pavarur nga politika.

Bullizimi i pastër që Edi Rama i bën gjyqtares për shumëkënd mund të konsiderohet si hapi i radhës në një periudhë të shkurtër të mandatit të katërt, ku kryeministri i tregon “dhëmbët” drejtësisë me 84 votat e tij. Që me gjasë nuk do vonojnë të ndryshojnë ligje dhe, pse jo, vetë reformën e shumëdiskutuar të drejtësisë.

Video

Një këngëtare u fishkëllye nga tifozët pasi harroi fjalët e himnit kanadez përpara ndeshjes miqësore Kanada–Peru, të zhvilluar të shtunën, më 3 tetor, në Montreal. Ajo hezitoi që në nisje të interpretimit, duke shkaktuar konfuzion edhe mes futbollistëve vendas. Teksa përpiqej të vazhdonte, këngëtarja harroi sërish tekstin dhe nisi të qeshte në mënyrë nervoze. Nga tribunat u dëgjuan fishkëllima, ndërsa më pas u luajt versioni instrumental i himnit, të cilin e kënduan lojtarët dhe tifozët.

Një shembje masive shkëmbinjsh ndodhi në faqen veriore të majës Tofana di Dentro, pranë Cortina d’Ampezzo në Itali. Në momentin e shembjes, një helikopter i urgjencës po përfundonte shpëtimin e një turisteje 52-vjeçare, e cila kishte dëmtuar gjurin gjatë një ecjeje në Tofana di Rozes. Gruaja u transportua në spitalin Codivilla për të marrë ndihmë mjekësore. Më pas, helikopteri mori në bord dy pjesëtarë të Guardia di Finanza për të kontrolluar nga ajri zonën e prekur. Reja e dendur e pluhurit, e ngritur nga shembja, pengoi për një kohë të gjatë pamjen dhe vështirësoi verifikimet.

Një ushtarak rus ka rrëzuar një dron ukrainas në rajonin e Moskës, duke përdorur sistemin portativ kundërajror 9K38 Igla. Sipas raportimeve, droni dyshohet se ishte gati për sulm dhe po fluturonte drejt një objekti të industrisë së naftës, por u godit përpara se të arrinte objektivin. 9K38 Igla është një sistem raketor portativ rus, i projektuar për goditjen e objektivave ajrore në lartësi të ulëta.

Tensione para Kuvendit të Kosovës, policia përdor gaz lotsjellës Përshkallëzohet situata para Kuvendit të Kosovës. Protestuesit kanë hedhur mjete piroteknike, ndërsa Policia e Kosovës është përgjigjur me gaz lotsjellës dhe ka shtuar praninë rreth ndërtesës. Tensionet u rritën pasi protestuesit tentuan të pengonin largimin e deputetëve, duke kërkuar miratimin në lexim të dytë të ndryshimeve ligjore që lidhen me Specialen në Hagë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme