Editorial 25 June 2025, 20:10 Nga VNA

Erion Braçe dhe Ilir Alimehmeti, të zemëruarit e mëdhenj të rinumërimit të Tiranës

Ndaje në Whatsapp
Erion Braçe dhe Ilir Alimehmeti, të zemëruarit e mëdhenj

Ilir Alimehmeti në emisionin e gazetares Alba Alishani shfrytëzoi rastin dhe u shfaq në përkrahje të socialistit Erjon Braçe për ato që së fundmi po konsiderohen si raste potenciale të shitblerjes së votës.

Alimehmeti, ashtu si kolegu kandidat Braçe, demonstroi edhe një fletë votimi që i ishte hequr nga KAS për të njëjtin motiv si disa nga votat e denoncuara nga Erjon Braçe.

Edhe votuesi i Alimehmetit nuk kishte preferuar që kryqin ta vendoste te katrori i caktuar nga KQZ, por në anë të kolonës me emrat e kandidatëve.

Arsyeja e këtyre shenjave në fletat e votimit?

Mbase qëllimisht që Alimehmeti ta ndante nga votat e tjera, por mbase edhe thjesht për të vënë një kryq kuturu, i cili mund të kishte qëlluar në krah të emrit të Ilir Alimehmetit

Fundja, kandidati i PD nuk është se ka komunikuar vetë me votuesin dhe ai ja ka sqaruar detajet e shenjave që ka zgjedhur ku t’i vendosë. KQZ ka shpjeguar që shenja duhej të ishte kryq i thjeshtë i vendosur brenda katrorit.

Siç edhe fleta e votimit duhet hedhur brenda kutisë.

Këto janë rregullat!

Nga këto rregulla, 100% e votuesve kuptuan që fleta e votimit duhet hedhur në kuti e jo rrugëve apo të lihej në një qoshe të qendrës së votimit. Kurse 99.99% e shqiptarëve e kuptuan që kryqi duhej vënë në katrorin në krah të emrit të kandidatit të preferuar.

Ata 0.001% që e kuptuan ndryshe mbase nuk kanë dashur asnjë kandidat. Thjesht kanë kuptuar që duheshin dy kryqe dhe i kanë vendosur të dy në fletë ku kanë mundur!

Siç mund të mendohet, edhe që thjesht kanë dashur që kandidati t’ua njohë “nderin” kur t’ua shohë votën në televizor.

Të gjitha këto janë parregullsi brenda standardit “normal” të zgjedhjeve në Shqipëri. Por nxitimi dhe paranoja për të parë “armiq” të brendshëm dhe të jashtëm te numëruesit apo KAS po e shndërron rinumërimin nga qesharak në grotesk.

Po të mendosh që sot u diskutua edhe shenja e një organi gjenital në një fletë votimi, përmasat e debatit për vlefshmërinë e votës në Shqipëri po thyejnë çdo rekord.

Që një deputet me eksperiencë tund fletën e votimit para anëtarëve të KAS, duke tejkaluar çdo kufi logjike, është një gjë. Por kur zërit të Braçes i bashkohet edhe ai i Ilir Alimehmetit, atëherë dueti mund të jetë pjesë e estradës së rinumërimit të Tiranës.

Dhe nëse Erjon Braçe mund të jetë me dëshirë pjesë e kësaj shfaqjeje pa kripë, problem mbetet që Ilir Alimehmeti, një figurë e re dhe e votuar te demokratët, të bjerë në nivelin e qaramanit tradicional të PS.

Video

Një këngëtare u fishkëllye nga tifozët pasi harroi fjalët e himnit kanadez përpara ndeshjes miqësore Kanada–Peru, të zhvilluar të shtunën, më 3 tetor, në Montreal. Ajo hezitoi që në nisje të interpretimit, duke shkaktuar konfuzion edhe mes futbollistëve vendas. Teksa përpiqej të vazhdonte, këngëtarja harroi sërish tekstin dhe nisi të qeshte në mënyrë nervoze. Nga tribunat u dëgjuan fishkëllima, ndërsa më pas u luajt versioni instrumental i himnit, të cilin e kënduan lojtarët dhe tifozët.

Një shembje masive shkëmbinjsh ndodhi në faqen veriore të majës Tofana di Dentro, pranë Cortina d’Ampezzo në Itali. Në momentin e shembjes, një helikopter i urgjencës po përfundonte shpëtimin e një turisteje 52-vjeçare, e cila kishte dëmtuar gjurin gjatë një ecjeje në Tofana di Rozes. Gruaja u transportua në spitalin Codivilla për të marrë ndihmë mjekësore. Më pas, helikopteri mori në bord dy pjesëtarë të Guardia di Finanza për të kontrolluar nga ajri zonën e prekur. Reja e dendur e pluhurit, e ngritur nga shembja, pengoi për një kohë të gjatë pamjen dhe vështirësoi verifikimet.

Një ushtarak rus ka rrëzuar një dron ukrainas në rajonin e Moskës, duke përdorur sistemin portativ kundërajror 9K38 Igla. Sipas raportimeve, droni dyshohet se ishte gati për sulm dhe po fluturonte drejt një objekti të industrisë së naftës, por u godit përpara se të arrinte objektivin. 9K38 Igla është një sistem raketor portativ rus, i projektuar për goditjen e objektivave ajrore në lartësi të ulëta.

Tensione para Kuvendit të Kosovës, policia përdor gaz lotsjellës Përshkallëzohet situata para Kuvendit të Kosovës. Protestuesit kanë hedhur mjete piroteknike, ndërsa Policia e Kosovës është përgjigjur me gaz lotsjellës dhe ka shtuar praninë rreth ndërtesës. Tensionet u rritën pasi protestuesit tentuan të pengonin largimin e deputetëve, duke kërkuar miratimin në lexim të dytë të ndryshimeve ligjore që lidhen me Specialen në Hagë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme