Editorial 1 July 2025, 13:17 Nga VNA

Debati Rama-Farage: Shqiptarët në Britaninë e Madhe si ushqim për populizmin politik

Ndaje në Whatsapp
Debati Rama-Farage: Shqiptarët në Britaninë e Madhe si ushqim

Mga Desada Metaj

Në debatin mes Edi Ramës dhe Nigel Farage, shifrat, që janë pika më e fortë, zënë vendin më pak të rëndësishëm. Kjo për faktin se llogaritë secili i bën me kutin e vet dhe të dy palët përpiqen që të duken sa më të mençur dhe të zotë me përkrahësit e tyre. E vërteta e pakundërshtueshme flet për një numër të madh shqiptarësh në burgjet angleze. Sigurisht që krahasimet dhe shifrat ekzakte nuk ekzistojnë për sa kohë nuk dihet saktësisht numri i shqiptarëve të paligjshëm që ndodhen sot në Britaninë e Madhe. Por shqetësimi i qeverisë britanike mund të konsiderohet i ligjshëm, sikundër dhe notat raciste të disa eksponentëve të politikës së atjeshme (kryesisht të ekstremit të djathtë) mbeten e vërtetë e pakundërshtueshme.

Pikërisht në këtë kontekst, ditët e fundit media britanike dhe ajo shqiptare po përtypin si ushqim të preferuar debatin mes kryeministrit Edi Rama dhe liderit të partisë së së djathtës ekstreme Nigel Farage. Debati, që nisi pas deklaratave tashmë të njohura antiemigracion të Farage, u pasua nga përgjigjet plot me pathos patriotik të Edi Ramës. Shifrat nuk duket të jenë pika e fortë për të dy politikanët populistë, por vendosmëria për të vijuar një debat pa thelb tregon qartë qasjen për të tërhequr vëmendjen në një përballje ku emigrantët, të ligjshëm apo të paligjshëm qofshin, nuk përfitojnë asgjë.

Nëse Edi Rama preferon të debatojë për çështjen e emigrantëve shqiptarë në Britaninë e Madhe me liderin e opozitës së atjeshme, fare thjesht pyetja që lind është: si do të ndihej ai nëse kryeministri britanik do të niste një debat të çfarëdo lloji me kryetarin e opozitës në Shqipëri? Politikisht dhe posaçërisht në aspektin e PR, kryeministri i Shqipërisë po sfidon me këtë rast jo vetëm Farage (që, sipas sondazheve serioze, mund të jetë kryeministri i ardhshëm i Britanisë) por edhe qeverinë aktuale, e cila betejën nuk e ka vetëm me emigracionin, por edhe me ekstremin e djathtë që po e rrezikon çdo ditë e më shumë.

Tifozëritë e të dy kampeve tashmë janë përqendruar tek rezultati i duelit Rama-Farage se kush do ta fitojë debatin e shifrave për kriminalitetin e shqiptarëve në Britaninë e Madhe. Pa e vrarë mendjen nëse ky debat i intereson komunitetit shqiptar në Britani dhe pa i dhënë përgjigje pyetjes: sa e dëmton imazhin e Shqipërisë dhe shqiptarëve përqendrimi i debatit për gjatë dhe pa thelb tek shqiptarët e burgosur? A mos duhet që ky debat të ketë në fokus edhe emigracionin e ligjshëm dhe ata shqiptarë të suksesshëm në Britani apo thjesht do lëmë dy populistë të shkalafiten me shifra të burgosurish?

Rama dhe Farage mund ta vazhdojnë pa fund debatin e tyre, mund edhe të takohen e të drekojnë në rrezet e diellit dhe në plazhet e bukura të Jonit. Me gjasë, mund të gjejnë edhe gjuhën e përbashkët e të bëhen miq. Në fund të ditës, kjo do të ishte një fitore e tyre politike dhe një PR i shkëlqyer në ditët kur pakkush ka interes për politikën. Por për shqiptarët që jetojnë me ose pa dokumenta në Britaninë e Madhe, ky debat vetëm se prish punë në një proces të vështirë mes kriminalitetit në rritje, emigracionit të paligjshëm, integrimit të fëmijëve të emigrantëve të ligjshëm dhe racizmit në rritje për ata shqiptarë që me mund dhe djersë kanë ndërtuar jetën në ishullin e Brexit.

Populizmi nuk e ka ndihmuar kurrë kauzën e emigracionit të çdo lloji. Ekstremi i djathtë që po kristalizohet në Europë është padyshim rrezik për emigracionin, qoftë edhe për atë të ligjshëm. Ndaj, këto debate shterpe në emër të populizmit, pa thelb dhe pa shifra të sakta, pa ekspertizë të saktë dhe nën avujt e turravrapit drejt pushtetit, vetëm se rëndojnë pozitat e shqiptarëve në Britaninë e Madhe, për të cilët politikanë ekstremistë si Farage dhe populistë patriotë si Edi Rama shndërrohen në një barrë shtesë përveç vështirësive të zakonshme.

“O sa mirë me qenë shqiptar” është thirrje për stadiume futbolli. Jeta e përditshme e emigrantëve të çdo kategorie ka nevojë për seriozitet, punë konkrete dhe vullnet për t’iu ardhur në ndihmë. Përndryshe, Farage mund të ngrohet në diellin e bukur të Shqipërisë, por shqiptarët në Britaninë e Madhe mund të “përcëllohen” në shiun e ftohtë anglez, nëse ky i fundit vjen në pushtet.

Video

Pamje të pazakonta janë regjistruar në qytetin Norfolk, në shtetin amerikan të Virxhinias, ku një burrë u filmua duke lëvizur me jet ski nëpër rrugët e përmbytura pas reshjeve të dendura që goditën zonën të martën. Videoja është bërë virale në rrjetet sociale, duke treguar se niveli i ujit ishte aq i lartë sa rrugët u shndërruan në “kanale”, duke i dhënë drejtuesit të jet ski-t mundësinë të zëvendësonte makinën me mjetin ujor.

Një djalë 12-vjeçar nga Maroku, i pashoqëruar nga familjarë, u shpëtua nga riatdhesimi në qytetin spanjoll të Ceutës, pasi banorët vendas ndërhynë duke theksuar se ai ishte i mitur. Sipas Associated Press (AP), fëmija po qante dhe iu lut ushtarëve spanjollë që të mos e kthenin në Marok. Vetëm pak metra larg kufirit, një nënkolonel i ushtrisë urdhëroi ndalimin e procedurës, ndërsa më pas 12-vjeçari iu dorëzua Gardës Civile Spanjolle. Sipas AP, të miturit përbëjnë një pjesë të madhe të 3.000–5.000 emigrantëve që kanë shmangur dëbimin nga Ceuta, nga rreth 60.000 persona që kanë mbërritur në qytet gjatë valës së migracionit nga Maroku.

Një aksident i rëndë që përfshinte dy tramvaje ndodhi më herët në qytetin perëndimor gjerman të Gelsenkirchen, duke shkaktuar një mobilizim të madh të shërbimeve të emergjencës. Sipas policisë, të paktën 25 persona u plagosën, ndërsa për tre prej tyre nuk mund të përjashtohet rreziku për jetën. Sipas informacioneve fillestare, dy tramvajet po lëviznin njëra pas tjetrës pranë stadiumit Schalke, kur ai përpara u ndal papritur. Ishte një tren stërvitor, i cili ndiqej nga një tramvaj që po kryente një itinerar të rregullt pasagjerësh. Tramvaji i dytë nuk pati kohë të ndalonte dhe u përplas me forcë në pjesën e pasme të trenit të trajnimit, duke rezultuar në dëme të mëdha të të dy automjeteve.

Një aksident i rëndë që përfshinte dy tramvaje ndodhi më herët në qytetin perëndimor gjerman të Gelsenkirchen, duke shkaktuar një mobilizim të madh të shërbimeve të emergjencës. Sipas policisë, të paktën 25 persona u plagosën, ndërsa për tre prej tyre nuk mund të përjashtohet rreziku për jetën. Sipas informacioneve fillestare, dy tramvajet po lëviznin njëra pas tjetrës pranë stadiumit Schalke, kur ai përpara u ndal papritur. Ishte një tren stërvitor, i cili ndiqej nga një tramvaj që po kryente një itinerar të rregullt pasagjerësh. Tramvaji i dytë nuk pati kohë të ndalonte dhe u përplas me forcë në pjesën e pasme të trenit të trajnimit, duke rezultuar në dëme të mëdha të të dy automjeteve.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme