Editorial 7 July 2025, 13:50 Nga VNA

Aksioni i radhës i Kryepolicit Rama tregon dështimin e shtetit në menaxhimin e pronës publike

Ndaje në Whatsapp
Aksioni i radhës i Kryepolicit Rama tregon dështimin e shtetit në

Edi Rama prej disa ditësh po shfaqet si kryepolici bashkiak i Vlorës dhe Shqipërisë në përpjekje për të larguar ndërtimet pa leje… të ndërtuara gjatë qeverisjes së tij. Në disa vajtje-ardhje në Vlorë, kryeministri i Shqipërisë ka ashpërsuar tonet dhe ka kërkuar vigjilencë dhe punë konkrete nga organet lokale, jo vetëm në Vlorë, por dhe në Tiranë e qytete të tjera për të zhbllokuar sipas tij hapësira të zëna pa leje. Madje, për t’i ardhur pas fijes Ramës, dje u shfaq me mikrofon në këmishën e djersitur edhe ministri i Brendshëm, i cili, pasi “suksesit” në detyrën e tij parësore, tashmë po bën prova gjenerale për të larguar tavolina, karrige apo tenda të vendosura pa leje.

Për të mos prekur temën e ndjeshme të ndërtimeve pa hesap në Tiranë, të cilat në fakt shërbejnë edhe si lavatriçe e parave të pista, ky aksion përveç show-t politik tregon qartas dështimin e shtetit në menaxhimin e pronave publike.

Nëse është abuzuar me hapësirat publike, kush e mban përgjegjësinë që për kaq kohë ato qëndruan të bllokuara? Dorëheqjet e drejtorëve nuk janë të mjaftueshme nëse ata kanë shkelur ligjin. Dhe për këtë sigurisht duhet të vendosë drejtësia. Nga ana tjetër, Edi Rama erdhi në pushtet në vitin 2013 me një aksion për prishjen e ndërtimeve pa leje, shtesave të pallateve ekzistues dhe të ngjashme me këto. Si ka mundësi që në 3 mandate asgjë nuk u përmirësua? Përkundrazi, tashmë duhet një aksion i radhës për të prishur ndërtimet e bëra po nga administrata e Ramës. Kjo është mendësia e funksionimit të një shteti privat, drejtuar nga një njeri që çdo akt e ndërmerr si aksion. Pa kuptuar se shteti ligjor dhe ai i vërteti nuk funksionojnë me orare por 24 orë në 24. E deri sa kjo të ndodhë, të gjithë do “shijojmë” frutet e aksioneve që nisin dhe përfundojnë me oreksin e kryeministrit.

Video

Një këngëtare u fishkëllye nga tifozët pasi harroi fjalët e himnit kanadez përpara ndeshjes miqësore Kanada–Peru, të zhvilluar të shtunën, më 3 tetor, në Montreal. Ajo hezitoi që në nisje të interpretimit, duke shkaktuar konfuzion edhe mes futbollistëve vendas. Teksa përpiqej të vazhdonte, këngëtarja harroi sërish tekstin dhe nisi të qeshte në mënyrë nervoze. Nga tribunat u dëgjuan fishkëllima, ndërsa më pas u luajt versioni instrumental i himnit, të cilin e kënduan lojtarët dhe tifozët.

Një shembje masive shkëmbinjsh ndodhi në faqen veriore të majës Tofana di Dentro, pranë Cortina d’Ampezzo në Itali. Në momentin e shembjes, një helikopter i urgjencës po përfundonte shpëtimin e një turisteje 52-vjeçare, e cila kishte dëmtuar gjurin gjatë një ecjeje në Tofana di Rozes. Gruaja u transportua në spitalin Codivilla për të marrë ndihmë mjekësore. Më pas, helikopteri mori në bord dy pjesëtarë të Guardia di Finanza për të kontrolluar nga ajri zonën e prekur. Reja e dendur e pluhurit, e ngritur nga shembja, pengoi për një kohë të gjatë pamjen dhe vështirësoi verifikimet.

Një ushtarak rus ka rrëzuar një dron ukrainas në rajonin e Moskës, duke përdorur sistemin portativ kundërajror 9K38 Igla. Sipas raportimeve, droni dyshohet se ishte gati për sulm dhe po fluturonte drejt një objekti të industrisë së naftës, por u godit përpara se të arrinte objektivin. 9K38 Igla është një sistem raketor portativ rus, i projektuar për goditjen e objektivave ajrore në lartësi të ulëta.

Tensione para Kuvendit të Kosovës, policia përdor gaz lotsjellës Përshkallëzohet situata para Kuvendit të Kosovës. Protestuesit kanë hedhur mjete piroteknike, ndërsa Policia e Kosovës është përgjigjur me gaz lotsjellës dhe ka shtuar praninë rreth ndërtesës. Tensionet u rritën pasi protestuesit tentuan të pengonin largimin e deputetëve, duke kërkuar miratimin në lexim të dytë të ndryshimeve ligjore që lidhen me Specialen në Hagë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme