Largohet nga Departamenti i Policisë Kriminale Neritan Nallbati. Kjo për shkak se i ka mbaruar mandati si kreu i këtij departamenti. Ai është emëruar në Akademinë e Sigurisë. Ndryshime ka patur dhe në Departamentin e Marrëdhënieve Ndërkombëtare. Kreu i këtij departamenti Pëllumb Seferi gjithashtu është transferuar në Akademinë e Policisë. Në ditët në vijim pritet që të zgjidhen krerët e rinj të departamenteve në Policinë e Shtetit.
Në vend të Pëllumb Seferit është komanduar Artan Bajraktari, kurse në vend të Neritan Nallbatit është komanduar Arjan Muça.






















