Bota 11 October 2026, 16:16 Nga VNA

Franca mes protestave, Macron në nivelin më të ulët të popullaritetit që nga 2017-a; humbasin terren edhe Bardella dhe Le Pen

Ndaje në Whatsapp
Franca mes protestave, Macron në nivelin më të ulët të

Presidenti francez Emmanuel Macron ka shënuar nivelin më të ulët të popullaritetit që nga ardhja në pushtet në vitin 2017. Rënia vjen ndërsa qeveria përballet me protesta të nxënësve të shkollave të mesme, krizën e karburanteve dhe vështirësi në diskutimet për buxhetin në një parlament pa shumicë të qartë. 

Sipas sondazhit Ipsos BVA-CESI për gazetën “La Tribune Dimanche”, vetëm 15% e të anketuarve kanë opinion pozitiv për veprimtarinë e Macron, një pikë përqindjeje më pak se në shtator. Ndërkohë, 82% shprehen negativisht për punën e presidentit.

Kryeministri Sébastien Lecornu ka shënuar një përmirësim të lehtë. Vlerësimi pozitiv për veprimtarinë e tij është rritur me dy pikë, në 22%, por pakënaqësia mbetet e lartë. 

Terren kanë humbur edhe dy figurat kryesore të së djathtës ekstreme, Jordan Bardella dhe Marine Le Pen. Në pyetjen se sa të kënaqur do të ishin francezët nëse njëri prej tyre zgjidhej president, Bardella merr 33%, duke humbur tre pikë, ndërsa Le Pen 32%, katër pikë më pak. Megjithatë, të dy vazhdojnë të kryesojnë renditjen e pasuesve të mundshëm të Macron. 

Rënia e tyre përkon me publikimin nga Mediapart të mesazheve antisemite dhe konspirative që i atribuohen një llogarie të vjetër në Facebook të Bardella-s. Kreu i partisë Tubimi Kombëtar i ka mohuar akuzat. 

Fuqia blerëse mbetet shqetësimi kryesor për francezët, e përmendur nga 54% e të anketuarve, e ndjekur nga e ardhmja e sistemit të mbrojtjes sociale dhe borxhi publik. Sondazhi u krye në internet më 7–8 tetor 2026, me pjesëmarrjen e 1.000 të rriturve. 

Video

Një sulm me raketa pranë një dyqani në periferi të Kharkivit, në Ukrainë, ka shkaktuar vdekjen e tre personave dhe plagosjen e nëntë të tjerëve. Mes të plagosurve raportohet se është edhe një fëmijë. Sulmi është kryer nga Rusia, ndërsa deri më tani nuk janë bërë të ditura detaje të tjera mbi rrethanat e goditjes dhe identitetin e viktimave.

Pra, në Ministrinë e Arsimit tashmë nuk mjafton të bësh mirë vetëm punën. Duhet të mendohesh dy herë edhe para garderobës dhe pasqyrës🤔

Nëna humb foshnjën në javën e 38-të të shtatzënisë, hetimi zbuloi si shkak mosfunksionimin e monitorit të matjes së rrahjeve të zemrës

Një fluturim i kompanisë ajrore indiane IndiGo u devijua drejt Hyderabadit pasi një pajisje elektronike personale, dyshohet një bateri portativ, filloi të nxirrte tym dhe mori flakë në bord. Fatmirësisht, të gjithë pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit janë jashtë rrezikut. Ngjarja shkaktoi panik mes pasagjerëve, ndërsa pamjet që qarkullojnë në rrjetet sociale tregojnë disa prej tyre duke u përpjekur të izolojnë baterinë me çanta për të frenuar përhapjen e zjarrit.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme