Papa Leoni XIV njoftoi të dielën, më 11 tetor, se do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale në ditët e ardhshme, pasi gjatë kontrolleve mjekësore është zbuluar një nodul në mushkëri.
Duke iu drejtuar besimtarëve të mbledhur në sheshin e Shën Pjetrit, kreu i Kishës Katolike tha se noduli ishte zbuluar në një fazë shumë të hershme dhe ishte i lokalizuar. Mjekët i kanë rekomanduar heqjen e tij përmes operacionit.
Ndërhyrja pritet të kryhet në spitalin Gemelli të Romës. Sipas zëdhënësit të Vatikanit, Matteo Bruni, operacioni është planifikuar për ditët e para të javës, ndërsa qëndrimi në spital pas ndërhyrjes parashikohet të zgjasë rreth një javë.
Papa 71-vjeçar falënderoi besimtarët për mbështetjen shpirtërore dhe kërkoi lutjet e tyre përpara operacionit.
Vatikani nuk ka bërë të ditur nëse noduli është malinj. Udhëtimi i planifikuar i Papës në Uruguai, Argjentinë dhe Peru, nga 6 deri më 17 nëntor, mbetet në program.






















