Bota 11 October 2026, 10:28 Nga VNA

Golan: Vrasja e Khameneit ishte gabim, nuk i shërben strategjisë së Izraelit

Ndaje në Whatsapp
Golan: Vrasja e Khameneit ishte gabim, nuk i shërben strategjisë

Lideri i Partisë Demokratët në Izrael, Yair Golan ka kritikuar vrasjen e udhëheqësit suprem të Iranit, Ali Khamenei, duke e cilësuar atë si një gabim strategjik që nuk i shërben interesave afatgjata të Izraelit.

Golan sqaroi se qëndrimi i tij nuk lidhet me faktin nëse Khamenei e meritonte apo jo vdekjen, por me pasojat që eliminimi i tij mund të ketë për sigurinë dhe interesat e vendit. “Pa asnjë dyshim, mendoj se eliminimi i Khameneit ishte gabim, jo sepse ai nuk e meritonte të vdiste, por sepse kjo nuk u shërben interesave të Izraelit”, deklaroi ai, sipas The Times of Israel.

Sipas tij, pas vrasjes së Khameneit, Irani ka mbetur nën ndikimin e figurave edhe më radikale dhe të dhunshme. Golan argumentoi se pasardhësi i tij, Mojtaba Khamenei, ndodhet nën kontrollin e qarqeve më ekstremiste të strukturës së sigurisë iraniane, duke ngritur pikëpyetje mbi efektet afatgjata të operacionit ushtarak.

Politikani izraelit kritikoi gjithashtu kryeministrin Benjamin Netanyahu, duke e cilësuar jorealist objektivin për rrëzimin e regjimit iranian. Sipas Golan, udhëheqja izraelite humbi një mundësi strategjike, pasi nuk arriti të shoqëronte operacionin ushtarak me një strategji diplomatike për të garantuar sigurinë e vendit pas përfundimit të luftës.

Ai vlerësoi se, në vend që të përmirësonte pozitën e Izraelit, fushata e fundit ushtarake e ka përkeqësuar atë në planin strategjik. Golan ia atribuoi përgjegjësinë për përcaktimin e objektivave, drejtimin e operacionit dhe rezultatet e tij kryeministrit Netanyahu.

Video

Një sulm me raketa pranë një dyqani në periferi të Kharkivit, në Ukrainë, ka shkaktuar vdekjen e tre personave dhe plagosjen e nëntë të tjerëve. Mes të plagosurve raportohet se është edhe një fëmijë. Sulmi është kryer nga Rusia, ndërsa deri më tani nuk janë bërë të ditura detaje të tjera mbi rrethanat e goditjes dhe identitetin e viktimave.

Pra, në Ministrinë e Arsimit tashmë nuk mjafton të bësh mirë vetëm punën. Duhet të mendohesh dy herë edhe para garderobës dhe pasqyrës🤔

Nëna humb foshnjën në javën e 38-të të shtatzënisë, hetimi zbuloi si shkak mosfunksionimin e monitorit të matjes së rrahjeve të zemrës

Një fluturim i kompanisë ajrore indiane IndiGo u devijua drejt Hyderabadit pasi një pajisje elektronike personale, dyshohet një bateri portativ, filloi të nxirrte tym dhe mori flakë në bord. Fatmirësisht, të gjithë pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit janë jashtë rrezikut. Ngjarja shkaktoi panik mes pasagjerëve, ndërsa pamjet që qarkullojnë në rrjetet sociale tregojnë disa prej tyre duke u përpjekur të izolojnë baterinë me çanta për të frenuar përhapjen e zjarrit.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme