Bota 11 October 2026, 12:12 Nga VNA

Alarm në Hormuz, cisterna e naftës shpërthen pasi godet minën detare

Ndaje në Whatsapp
Alarm në Hormuz, cisterna e naftës shpërthen pasi godet

Një cisternë nafte është përfshirë nga zjarri në Ngushticën e Hormuzit, pasi u godit nga një objekt i panjohur, ka njoftuar Operacioni i Tregtisë Detare i Mbretërisë së Bashkuar. Incidenti vjen në një moment tensionesh të larta në këtë rrugë ujore strategjike, përmes së cilës transportohet një pjesë e rëndësishme e furnizimeve globale me energji.

Sipas UKMTO-së, kapiteni i cisternës, e cila po largohej nga zona, raportoi se anija ishte goditur në anën e majtë, duke shkaktuar zjarr në bord. Ekuipazhi raportohet se është i sigurt, ndërsa ende nuk dihet shkalla e dëmeve materiale dhe nëse incidenti ka shkaktuar ndotje të mjedisit detar.

Autoritetet kanë nisur hetimet për të përcaktuar rrethanat e ngjarjes, ndërsa anijeve që lundrojnë në zonë u është kërkuar të tregojnë kujdes të shtuar.

Disa orë përpara incidentit, Garda Revolucionare Islamike e Iranit kishte njoftuar se një supercisternë nafte kishte goditur një minë detare dhe kishte shpërthyer teksa përpiqej të largohej nga Ngushtica e Hormuzit përmes një rruge jugore që Teherani e konsideron të paautorizuar.

Sipas deklaratës së IRGC-së, anija kishte kapacitet për të transportuar rreth 2 milionë fuçi naftë dhe kishte fikur sistemet e navigimit përpara se të tentonte kalimin. Garda Revolucionare pretendoi se shpërthimi u pa edhe nga zonat bregdetare. Megjithatë, nuk është konfirmuar nëse ky incident lidhet drejtpërdrejt me cisternën e përfshirë nga zjarri në njoftimin e UKMTO-së.

Më 12 korrik, Irani njoftoi se kishte mbyllur sërish këtë rrugë ujore pas rifillimit të sulmeve amerikane më 8 korrik. Teherani ka kërcënuar gjithashtu se do të godasë anijet që përdorin rrugë të ndryshme nga ato të përcaktuara prej autoriteteve iraniane ose që tentojnë të kalojnë në ngushticë pa leje.

SHBA-ja dhe Izraeli nisën luftën kundër Iranit më 28 shkurt. Sipas autoriteteve iraniane, konflikti ka shkaktuar më shumë se 3.000 viktima. Irani u kundërpërgjigj me sulme që shkaktuan vdekjen e shtetasve amerikanë dhe izraelitë, përpara se në prill të arrihej një armëpushim.

Më pas, SHBA-ja kreu sulme të tjera ndaj objektivave iraniane, ndërsa negociatat mes Uashingtonit dhe Teheranit mbetën në ngërç, pavarësisht nënshkrimit të një marrëveshjeje kornizë në qershor. Mosmarrëveshjet për lundrimin në Ngushticën e Hormuzit vijojnë të jenë një nga pengesat kryesore për përparimin e bisedimeve.

Video

Një sulm me raketa pranë një dyqani në periferi të Kharkivit, në Ukrainë, ka shkaktuar vdekjen e tre personave dhe plagosjen e nëntë të tjerëve. Mes të plagosurve raportohet se është edhe një fëmijë. Sulmi është kryer nga Rusia, ndërsa deri më tani nuk janë bërë të ditura detaje të tjera mbi rrethanat e goditjes dhe identitetin e viktimave.

Pra, në Ministrinë e Arsimit tashmë nuk mjafton të bësh mirë vetëm punën. Duhet të mendohesh dy herë edhe para garderobës dhe pasqyrës🤔

Nëna humb foshnjën në javën e 38-të të shtatzënisë, hetimi zbuloi si shkak mosfunksionimin e monitorit të matjes së rrahjeve të zemrës

Një fluturim i kompanisë ajrore indiane IndiGo u devijua drejt Hyderabadit pasi një pajisje elektronike personale, dyshohet një bateri portativ, filloi të nxirrte tym dhe mori flakë në bord. Fatmirësisht, të gjithë pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit janë jashtë rrezikut. Ngjarja shkaktoi panik mes pasagjerëve, ndërsa pamjet që qarkullojnë në rrjetet sociale tregojnë disa prej tyre duke u përpjekur të izolojnë baterinë me çanta për të frenuar përhapjen e zjarrit.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme