Kronika 2025-09-30 20:51:00 Nga VNA

Nis në Dendermonde procesi i madh “Kookwas”: shqiptar dhe boshnjak në krye të trafikut të kokainës

Ndaje në Whatsapp
Nis në Dendermonde procesi i madh “Kookwas”: shqiptar dhe

Pas proceseve të njohura “Costa” dhe “Samba”, në Belgjikë po nis një tjetër gjyq i madh për drogë – i quajtur “Kookwas”. Të martën, para gjykatës së Dendermonde do të dalin 23 të pandehur, të akuzuar për trafik ndërkombëtar të kokainës. Në krye të këtij rrjeti, sipas hetimeve, qëndrojnë dy emra kryesorë: shqiptari Ermir N., i njohur me nofkën “Cinco”, dhe boshnjaku Sani A.M., i njohur si “Shade”.

Gjithçka nisi në Krishtlindje

Historia e këtij rrjeti u zbulua rastësisht më 24 dhjetor 2020, në vigjilje të Krishtlindjes. Një shofer kamioni nga Holanda kishte shkuar në Temse dhe Beveren për të marrë një ngarkesë. Kushtet i dukeshin të çuditshme, ndaj vendosi të kontrollonte çfarë kishte në kamion sapo u kthye në Holandë. Aty zbuloi se ngarkesa ishte e përbërë nga 12.000 litra mbetje kimike që vinin nga përpunimi i kokainës.

Në të njëjtën ditë, nga Kolumbia erdhi një tjetër lajm: policia atje kishte kapur 357 kilogramë kokainë, të fshehur mes një ngarkese me oksid hekuri që ishte destinuar për një firmë në Beveren – pikërisht tek i njëjti adresë nga ku ishte nisur edhe mbetja e drogës. Kjo përputhje vuri hetuesit belgë në alarm dhe u bë pika e nisjes së hetimit.

Thyerja e Sky ECC

Përparimi vendimtar ndodhi në mars 2021, kur policia arriti të zbërthente mesazhet e aplikacionit të krimit të organizuar Sky ECC. Mesazhet tregonin se drejtues i rrjetit ishte boshnjaku Sani “Shade” A.M., një figurë e njohur e klan Skaljari nga Ballkani, i cili vetë organizonte transportet e kokainës nga Amerika Latine në Evropë.

Krahu i tij i djathtë ishte shqiptari Ermir “Cinco” N., një tjetër emër i madh në tregtinë e kokainës. Të dy kishin ngritur kompani të rreme për të fshehur aktivitetin e tyre, ndërsa mënyra e tyre e veçantë e kontrabandës ishte “mezclado”: kokaina fshihej duke u përzier në produkte si katran, çimento, pigmente ngjyrash e madje edhe në konserva toni. Kjo e bënte shumë më të vështirë zbulimin nga autoritetet, por kishte një problem tjetër – droga duhej nxjerrë përsëri nga këto produkte në Evropë, nëpërmjet të ashtuquajturave lavanderi të kokainës, ku përdoreshin sasi të mëdha kimikatesh dhe krijoheshin mbetje toksike.

Dyshimet për Oosterweel

Në dhjetor 2020, rrjeti mbylli laboratorin e tij në Charleroi, por mbetën me 20 ton mbetje kimike për t’u hequr qafe. Në mesazhet e Sky ECC, njëri nga anëtarët, Ronaldo V.M., i shkruante “Cinco”-s:

“Dy fundjava dhe gjithçka mbaron. Ai njeriu i Besix-it e di dhe do t’i hedhë të gjitha me eskavator në gropë.” Prokuroria beson se një pjesë e mbetjeve u përzien me inerte ndërtimi dhe u hodhën fshehurazi në punimet e Oosterweel në Antwerp. Pjesa tjetër do të përpunohej në Holandë, por plani dështoi kur shoferi holandez zbuloi ngarkesën e dyshimtë.

Procesi dhe pritshmëritë

As A.M. dhe as “Cinco” nuk do të jenë të pranishëm në sallën e gjyqit, pasi të dy ndodhen në arrati. Hetuesit besojnë se rrjeti i tyre ka trafikuar mbi 10 ton kokainë drejt Evropës.

Mbetet për t’u parë nëse ky proces do të zhvillohet pa incidente. Kujtojmë se proceset e mëparshme të ngjashme, “Samba” dhe “Costa”, u shoqëruan me tensione të mëdha. Edhe në këtë rast, mbrojtjen e të pandehurve e marrin përsipër të njëjtët avokatë si në ato dy dosje të mëdha.

Video

Rritet ndjeshëm fluksi i hyrjeve në pikën kufitare të Kapshticës, ku emigrantët nga Greqia po kthehen për të festuar Pashkët pranë familjarëve. Nga qytetarët raportohen pritje deri në 1 orë e 30 minuta. Fluksi pritet të rritet edhe në ditët në vijim.

Melania Trump mohon çdo lidhje me Epstein…

Këto janë pamjet nga një ngjarja e rëndë që ndodhi në Vlorë, ku një vajzë 4-vjeçare u kafshuar nga një qen pitbull. Sipas pamjeve, qeni e ka kafshuar në kokë dhe e ka tërhequr zvarrë, derisa të pranishmit ndërhynë dhe arritën ta shpëtojnë fëmijën. Vogëlushja është jashtë rrezikut për jetën dhe ka dalë nga spitali.

Një punonjës i pakënaqur me rrogën dyshohet se i ka vënë flakën një magazine të madhe në Ontario, California. Zjarri u përhap me shpejtësi duke shkaktuar dëme të mëdha, ndërsa mbi 170 zjarrfikës punuan për orë të tëra për ta vënë nën kontroll. I riu është arrestuar dhe, sipas hetimeve, kishte shprehur hapur pakënaqësinë për pagën, madje duke publikuar edhe video nga momenti i zjarrvënies.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news