Kronika 2026-05-19 21:06:00 Nga VNA

“Në Shënjestër” zbardh tragjedinë e Xhuana Nikollit/ Motra mesazh Eraldo Fizit: “Kudo të fshihesh, një ditë do paguash”

Ndaje në Whatsapp
“Në Shënjestër” zbardh tragjedinë e Xhuana

Tragjedia e Xhuana Nikolli vijon të tronditë opinionin publik, ndërsa motra e saj ka rrëfyer detaje të rënda mbi dhunën që, sipas familjes, e reja përjetoi nga ish-bashkëshorti Eraldo Fizi, i cili vijon të jetë në arrati.

Në një intervistë për emisionin “Në Shënjestër” të gazetares Klodiana Lala në  News24, motra e Xhuanës e përshkroi 25-vjeçaren si “një yll që lindi në dashuri, por u fik në dhunë”.

Xhuana i dha fund jetës më 10 mars 2026 në Tiranë, pasi konsumoi fotoksinë në apartamentin me qira ku jetonte. Sipas familjarëve, ajo kishte përjetuar dhunë fizike dhe psikologjike, ndërsa ekspertiza mjeko-ligjore konstatoi shenja dhune në trupin dhe fytyrën e saj. Familjarët ngrenë ende pikëpyetje mbi rrethanat e ngjarjes, duke kërkuar zbardhjen e plotë të asaj që ndodhi natën e 9 marsit. Një nga misteret kryesore mbetet mënyra se si Xhuana siguroi fotoksinën dhe nëse ajo e konsumoi vetë apo u detyrua.

Sipas motrës së saj, Xhuana dhe Eraldo njiheshin prej vitesh dhe ishin lidhur që në bankat e gjimnazit. Ata u martuan më 9 qershor 2025, por martesa zgjati vetëm tre muaj. Pas problemeve dhe konflikteve të vazhdueshme, Xhuana u largua nga banesa bashkëshortore në Lezhë dhe u zhvendos fillimisht te motra e saj në Tiranë, për të jetuar më pas në një apartament me qira bashkë me një shoqe.

Motra e saj thotë se Xhuana nuk ishte rritur në një familje ku ekzistonte dhuna dhe se ajo nuk e meritonte atë që përjetoi.

“Xhuana ishte vajzë e qeshur, zemërgjerë dhe me shumë dashuri për ish-bashkëshortin. Por ajo dashuri nuk iu kthye kurrë”, u shpreh ajo.

Familja kërkon arrestimin sa më të shpejtë të Eraldo Fizit dhe vendosjen e tij përballë drejtësisë për akuzat “Dhunë në familje” dhe “Shkaktim i vetëvrasjes”.

Në fund të rrëfimit të saj, motra e Xhuanës pati edhe një mesazh të drejtpërdrejtë për Eraldo Fizin:

"Kudo që të fshihesh, një ditë do të dalësh dhe do të paguash për atë dhunë fizike. Xhuana meritonte të jetonte dhe të ishte e lumtur.”

Video

Te gjyqi me Ols Dadon janë të gjithë shëndoshë e mirë. Kur vjen puna te gjyqi me akuzat e SPAK sëmuren familjarisht…

Refik Buzi, 35 vjeç, ka liruar ish-partneren e tij, Rozalinda Plaka, disa orë pasi vrau ish-vjehrrin dhe plagosi ish-vjehrrën. Policia dhe forcat RENEA e kanë rrethuar autorin dhe po negociojnë për dorëzimin e tij.

Erion Veliaj paraqitet personalisht në gjykatë, në shqyrtim padia kundër Ols Dados Veliaj kërkon rrëzimin e emërimit të Ols Dados, sot seanca vendimtare në Gjykatën Administrative

Një çift amerikan përjetoi momente paniku gjatë një vizite në Shpellën Blu në ishullin e Kaprit, Itali, pasi varka me të cilën po udhëtonin u përplas me një shkëmb dhe nisi të mbushej me ujë. Ngjarja ndodhi teksa 49-vjeçarja Sherina Welch dhe bashkëshorti i saj po festonin 25-vjetorin e martesës. Për shkak të incidentit dhe vështirësive në komunikim me varkëtarin, u desh ndërhyrja e një varke tjetër, e cila i nxori të dy turistët në burg.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news