Kronika 2026-05-19 21:42:00 Nga VNA

Nga SHISH-i te trafiku i kokainës? Mediat kiliane zbulojnë rolin e shqiptarit Viktor Gjini në rrjetin ndërkombëtar të drogës

Ndaje në Whatsapp
Nga SHISH-i te trafiku i kokainës? Mediat kiliane zbulojnë rolin e

Një investigim i transmetuar nga emisioni kilian “Reportajes Teletrece” ka hedhur dritë mbi atë që autoritetet e përshkruajnë si tentativa e mafias shqiptare për të krijuar një korridor të ri të trafikut të kokainës nga Kili drejt Europës.

Në qendër të hetimit ndodhet Viktor Gjini, një shtetas shqiptar që sipas medias kiliane dhe prokurorëve lokalë kishte eksperiencë në shërbimet e inteligjencës pas rënies së regjimit komunist në Shqipëri dhe që më vonë u përfshi në trafikun ndërkombëtar të drogës.

Sipas hetimit, Gjini kishte hyrë në Kili me pasaportë holandeze dhe ishte vendosur në zonën Las Condes në Santiago, ku dyshohet se koordinonte një operacion për transportin e rreth 200 kilogramëve kokainë drejt Europës përmes porteve kiliane.

Prokurori Carlos Ribas e përshkroi atë si një person “me përgatitje të lartë”, që fliste katër gjuhë dhe kishte njohuri të detajuara mbi eksportet, portet dhe linjat detare.

Sipas autoriteteve, objektivi ishte përdorimi i kontejnerëve detarë për krijimin e një rruge të re trafiku drejt Europës. Operacioni u infiltrua nga një agjent i Marinës kiliane dhe u monitorua për muaj me radhë nga Karabinierët.

Hetimi zbulon gjithashtu se rrjeti funksiononte përmes një strukture ndërkombëtare ku përfshiheshin financues kinezë, persona sigurie peruanë dhe ndërmjetës në vende të ndryshme.

Një nga metodat e përdorura për transferimin e parave ishte sistemi i quajtur “Guajala”, ku anëtarët e rrjetit identifikonin njëri-tjetrin përmes numrave serialë të kartëmonedhave dollar.

Sipas mediave kiliane, operacioni përfundoi me arrestime në disa zona të Santiago-s dhe konsiderohet si goditja e parë e madhe ndaj mafias shqiptare në territorin e Kilit.

Video

Te gjyqi me Ols Dadon janë të gjithë shëndoshë e mirë. Kur vjen puna te gjyqi me akuzat e SPAK sëmuren familjarisht…

Refik Buzi, 35 vjeç, ka liruar ish-partneren e tij, Rozalinda Plaka, disa orë pasi vrau ish-vjehrrin dhe plagosi ish-vjehrrën. Policia dhe forcat RENEA e kanë rrethuar autorin dhe po negociojnë për dorëzimin e tij.

Erion Veliaj paraqitet personalisht në gjykatë, në shqyrtim padia kundër Ols Dados Veliaj kërkon rrëzimin e emërimit të Ols Dados, sot seanca vendimtare në Gjykatën Administrative

Një çift amerikan përjetoi momente paniku gjatë një vizite në Shpellën Blu në ishullin e Kaprit, Itali, pasi varka me të cilën po udhëtonin u përplas me një shkëmb dhe nisi të mbushej me ujë. Ngjarja ndodhi teksa 49-vjeçarja Sherina Welch dhe bashkëshorti i saj po festonin 25-vjetorin e martesës. Për shkak të incidentit dhe vështirësive në komunikim me varkëtarin, u desh ndërhyrja e një varke tjetër, e cila i nxori të dy turistët në burg.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news