Bota 9 Maj 2026, 21:14 Nga VNA

Bullgarët pezullojnë meshat në kishat e tyre në Turqi pas përplasjes për gjuhën greke

Ndaje në Whatsapp
Bullgarët pezullojnë meshat në kishat e tyre në Turqi pas

Një konflikt i pazakontë fetar dhe kulturor ka shpërthyer në Edirne të Turqisë, pasi komuniteti ortodoks bullgar vendosi të pezullojë shërbesat fetare në kishat e tij, pas një përplasjeje mbi përdorimin e gjuhës greke gjatë kremtimeve të Shën Gjergjit.

Sipas agjencisë bullgare BTA, tensionet nisën në Kishën Bullgare Ortodokse “Shën Gjergji Fitimtari”, ku qindra besimtarë bullgarë kishin udhëtuar për festën tradicionale të Shën Gjergjit. Konflikti shpërtheu pasi një metropolitan grek, i dërguar nga Patriarkana Ekumenike, kërkoi që liturgjia të zhvillohej në greqisht.

Kjo shkaktoi reagim të menjëhershëm nga besimtarët bullgarë, të cilët kundërshtuan duke argumentuar se një kishë bullgare duhet të mbajë meshë në gjuhën bullgare dhe jo në greqisht, të cilën shumica e tyre nuk e kuptojnë.

Kryetari i Fondacionit të Kishave Ortodokse të Egzarkatit Bullgar në Stamboll, Dimitri Yotef, deklaroi se komuniteti kishte udhëtuar në Edirne pikërisht për shërbesën tradicionale në bullgarisht, por ishte informuar se ceremonia do të drejtohej vetëm nga klerikë grekë.

“Kjo është një kishë bullgare dhe ne besojmë se shërbesat duhet të mbahen në bullgarisht”, tha ai.

Pas incidentit, komuniteti bullgar vendosi të pezullojë përkohësisht shërbesat në të dy kishat bullgare të Edirnes, edhe pse ato do të mbeten të hapura për vizita dhe lutje private.

Në debat ndërhynë edhe zyrtarë bullgarë. Konsullja e Përgjithshme e Bullgarisë në Edirne, Radoslava Kafedzhiyska, deklaroi se problemi lidhet me të drejtën e komunitetit për të ushtruar fenë në gjuhën e vet.

“Në Turqi, shërbesat në çdo kishë apo vend kulti zhvillohen në gjuhën e komunitetit përkatës”, u shpreh ajo.

Pas debateve të gjata dhe presionit të besimtarëve, një pjesë e lutjeve u lexua më në fund në bullgarisht.

Ngjarja ka rikthyer tensionet e vjetra mes komunitetit bullgar ortodoks dhe Patriarkanës Ekumenike lidhur me administrimin e kishave bullgare në Edirne dhe përdorimin e gjuhës greke në liturgji. Sipas përfaqësuesve të komunitetit, në kishat bullgare të Stambollit meshat zhvillohen normalisht në bullgarisht dhe greqishtja përdoret vetëm gjatë vizitave të Patriarkut Ekumenik Bartolomeu I.

Video

Panik dhe alarm në aeroportin “Eleftherios Venizelos” në Athinë, pasi një avion Airbus A321 i kompanisë Lufthansa me 177 pasagjerë dhe 7 persona të ekuipazhit u detyrua të kryente ulje emergjente për shkak të një problemi teknik. Sipas mediave greke, problemi teknik u konstatua gjatë fluturimit, ndërsa rreth orës 18:35 piloti kërkoi kthim emergjent në aeroportin “Eleftherios Venizelos”. Ulja u realizua pa probleme, megjithatë menjëherë pas ndalimit të avionit u aktivizuan procedurat e evakuimit emergjent. Stjuardesat hapën dyert e avionit, aktivizuan rrëshqitëset fryrëse të emergjencës dhe u kërkuan pasagjerëve të largoheshin sa më shpejt nga kabina siç pasqyrohet edhe në një video që po bën xhirron e mediave greke. Sipas autoriteteve greke, si ekuipazhi ashtu edhe të gjithë pasagjerët janë në gjendje të mirë shëndetësore. Gjatë evakuimit pati dy lëndime të lehta.

Një video e jashtëzakonshme e publikuar nga NASA tregon momentet kur astronautët e misionit Artemis II eksperimentojnë me një pikë uji brenda kapsulës Orion, duke shfrytëzuar kushtet e mikrogravitetit gjatë udhëtimit historik rreth Hënës. Në videon e publikuar, një pikë uji shihet duke formuar një sferë pothuajse perfekte që noton lirshëm në kabinë. Astronauti Jeremy Hansen, për herë të parë në hapësirë, shihet duke vëzhguar sferën transparente, ku reflektimi i tij shfaqet i përmbysur për shkak të thyerjes së dritës. Më pas ai e manipulon me kujdes sferën e ujit përmes një kashte, duke e lënë sërish të notojë në mikrogravitet. NASA shpjegon se ky fenomen ndodh për shkak të mungesës së gravitetit, ku forcat e tensionit sipërfaqësor bëjnë që uji të marrë formën më të qëndrueshme, atë të një sfere.

Një ngjarje e rëndë ndodhi në Gaziantep, ku një 31-vjeçar dhe një grua morën peng një shofer taksie nën kërcënimin e armës dhe tentuan të arratiseshin nga policia. Gjatë ndjekjes, autori hapi zjarr ndaj policisë nga brenda taksisë, ndërsa shoferi 58-vjeçar shfrytëzoi momentin për t’i marrë armën dhe për ta çarmatosur. Menjëherë më pas, policia ndërhyri dhe arrestoi dy autorët. Shoferi mbeti i plagosur lehtë në gisht, ndërsa hetimet për ngjarjen vazhdojnë.

Lamine Yamal ishte në qendër të festimeve të FC Barcelona pas fitimit të titullit në La Liga. Gjatë paradës me autobus të hapur, talenti 18-vjeçar valëviti një flamur palestinez, një gjest që mori vëmendje të madhe në rrjetet sociale. Po ashtu, Yamal u shfaq me një bluzë me mbishkrimin “Falënderoj Zotin që nuk jam Madridista”, duke shtuar rivalitetin sportiv me Real Madrid CF pas triumfit të Barcelonës në El Clasico. Me këtë sukses, Yamal ka arritur të fitojë tre tituj kampionë në La Liga në moshën 18-vjeçare, një rekord në historinë e Barcelonës.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme