Politika 6 September 2026, 19:39 Nga VNA

Berisha u premton shqiptarëve në New Jersey se do përmirësojë marrëdhëniet me SHBA

Ndaje në Whatsapp
Berisha u premton shqiptarëve në New Jersey se do

Në New Jersey, përballë shqiptarëve të Amerikës, Sali Berisha bëri premtimin e madh diplomatik: do të punojë fort për të përmirësuar marrëdhëniet e Shqipërisë me Shtetet e Bashkuara. E tha pikërisht në Amerikë, para një salle shqiptarësh, pasi kishte arritur më në fund të hynte vetë në Amerikë. Dhe këtu nis ironia.

Sepse marrëdhënia e parë që Berisha arriti të “përmirësojë” me SHBA-të ishte marrëdhënia e tij personale me sportelin e vizave. Pas viteve “non grata”, pas betejave politike, pas akuzave ndaj Sorosit, ekstremit të majtë dhe kujtdo tjetër që i doli në rrugë, rikthimi i tij në tokën amerikane u paraqit si fitore historike. Por kjo “fitore” erdhi edhe pas një lobimi të kushtueshëm, që vajti rreth 6 milion euro.

Në sallë, ai foli për diasporën si “fati i bardhë” i kombit shqiptar. Më pas u kërkoi mbështetje për betejën kundër Ramës, foli për narkoshtetin, për protestën në Tiranë, për shpopullimin dhe për misionin e tij të radhës. Shqiptarët në Amerikë kishin dalë ta dëgjonin liderin e opozitës. Në këmbim morën edhe një leksion se si do rregullohen marrëdhëniet me vendin ku ata jetojnë prej vitesh.

Premtimi tingëllon edhe më i çuditshëm kur kujton se Berisha nuk shkoi në SHBA me një axhendë të qartë institucionale. Nuk u shfaq në një takim zyrtar në Uashington. Nuk solli një marrëveshje, një kanal të ri politik, një garanci diplomatike apo një sinjal se Partia Demokratike kishte hapur një faqe të re me administratën amerikane. Ai shkoi në një takim me diasporën, foli për betejën e tij personale dhe e shiti hyrjen në Amerikë si nisje të riparimit të marrëdhënieve me Amerikën.

Në fakt, kjo është tabloja më shqiptare e mundshme: një politikan që për vite nuk hynte dot në SHBA, shkon më në fund në New Jersey, mban fjalim para shqiptarëve dhe u premton se do të përmirësojë marrëdhëniet me SHBA-në. Si të thuash, pasi u zgjidh problemi i tij me kufirin amerikan, tani radhën e ka diplomacia kombëtare.

Në fund, vizita e shumëtrumbetuar nuk prodhoi ende asgjë më shumë se një sallë entuziaste, disa thirrje kundër Ramës, një rrëfim për padrejtësinë personale dhe një premtim të madh: Berisha do punojë fort për Amerikën. Ose më saktë, do punojë fort që marrëdhënia me Amerikën të mos mbetet vetëm te viza e tij.

Lexo gjithashtu

Video

Një grup qytetarësh janë mbledhur para Kryesisë së Kuvendit, ndërsa pritet të nisë Konferenca e Kryetarëve.

Rusia ka rifilluar sulmet masive me raketa dhe dronë ndaj Kievit, vetëm pak pasi të dërguarit e presidentit amerikan Donald Trump përfunduan vizitën e tyre në kryeqytetin ukrainas, ku po përpiqeshin të ringjallnin negociatat për përfundimin e luftës. Sulmet nisën në orët e para të mëngjesit duke goditur disa zona të kryeqytetit ukrainas. Sipas autoriteteve lokale, të paktën dy persona humbën jetën dhe dhjetë të tjerë u plagosën. Kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko, tha se mbetjet e raketave dhe dronëve shkaktuan zjarre në ndërtesa banimi, përfshirë një pallat pesëkatësh dhe një ndërtesë tjetër trekatëshe.

Protesta e administratës së Gjykatës së Tiranës pas ngërçit me pagat. Në Dhomën Civile janë ndërprerë shërbimet.

Bojkot edhe në Dhomën Penale të Gjykatës se Tiranës për shkak se qeveria iu ka bllokuar pagat duke mos zbatuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme