Politika 5 September 2026, 19:49 Nga VNA

Berisha ndryshon vendin e takimit me shqiptarët në SHBA, kërkon të shmangë protestën e paralajmëruar kundër tij?

Ndaje në Whatsapp

ChatGPT Image Sep 5, 2026, 07_49_26 PM.png

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ndryshuar vendin ku do të zhvillojë takimin me komunitetin shqiptaro-amerikan në New Jersey, vetëm pak ditë pasi disa emigrantë paralajmëruan organizimin e një proteste në të njëjtën ditë.

Fillimisht, Berisha kishte njoftuar se takimi me shqiptarët e Amerikës do të mbahej të dielën, më 6 shtator, në orën 11:00, në Bergen Performing Arts Center, në Englewood të New Jersey-t. Por, sipas njoftimit të fundit, aktiviteti është zhvendosur në ambientet e “Venetian Palace” në New Jersey, ndërsa është ndryshuar edhe ora, duke u përcaktuar për në 10:00 sipas orës lokale, ose 16:00 me orën e Tiranës.

Ndryshimi i vendit dhe orarit vjen pasi një grup emigrantësh shqiptarë në SHBA kishte paralajmëruar një protestë kundër kreut të PD-së, pikërisht në ditën e takimit të tij me komunitetin shqiptar.

Përmes një postimi në Instagram, organizatorët kishin bërë publike thirrjen për tubim, duke përdorur edhe sloganin “Berisha non-grata, Berisha në burg”.

2222.png

Për momentin nuk ka janë dhënë arsyet për zhvendosjen e aktivitetit. Megjithatë, koha kur është marrë vendimi për ndryshimin e vendit ngre pikëpyetje nëse lëvizja synon të shmangë përballjen me protestuesit që kishin paralajmëruar praninë e tyre pranë aktivitetit.

Vizita në SHBA ka një rëndësi të veçantë politike për Berishën, pasi është udhëtimi i tij i parë atje pas heqjes së kufizimit për hyrjen në territorin amerikan. Takimi me diasporën është promovuar prej tij nën sloganin “Freedom Works”.

Lexo gjithashtu

Video

Ushtria në Nepal arriti të nxirrte të gjallë një punëtor kinez, i cili mbijetoi dhjetë ditë brenda një tuneli të përmbytur. Kjo dalje nga nëntoka vjen mes një fatkeqësie të madhe natyrore, ku uji dhe balta kanë marrë jetën e mbi një mijë njerëzve. Mbijetuesi doli pa dëmtime të rënda nga vendngjarja, ndërsa qindra të tjerë mbeten ende të bllokuar nëpër galeri. Ndërkohë që ekipet e shpëtimit lëvizin me helikopterë, familjarët e të zhdukurve presin lajme te dyert e ushtrisë me fotografi në duar. Shumë prej tyre tregojnë se kanë dëgjuar zërat e të afërmve që kërkonin ndihmë nga brenda nëntokës përpara se të humbisnin lidhjet.

Ermal Beqiri fiton tender nga qelia në Francë, Jonaid Myzyri e “qeras” me paratë e AKSHI-t.

Loja e ekzekutivit me vakumin ligjor: Si po tenton Toni Gogu të mbulojë nismën me rritje page 0.02% për gjyqtarë e prokurorë.

Një përplasje vdekjeprurëse ka ndodhur gjatë shfaqjes ajrore "Athens Flying Week", ku një avion ushtarak F-4 Phantom u rrëzua në Tanagra. Të dy pilotët e mjetit humbën jetën në vend, pasi nuk patën as kohën për të shtypur butonin e daljes emergjente. Pamjet e këtij festimi ajror u kthyen shpejt në zjarr e tym. Aksidenti i rëndë e detyroi ministrin e Mbrojtjes të lërë mënjanë fjalimet e panairit e të niset me vrap drejt Athinës. Hetuesit kanë nisur të gërmojnë nëpër mbetjet e djegura për të kuptuar pse mjeti ushtarak ra papritur nga qielli. Kështu, ajo që duhej të ishte një shfaqje madhështore fuqie përfundoi në një ditë të zezë zie për ushtrinë fqinje.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme