Kronika 31 July 2026, 14:14 Nga VNA

Vetëm 20 minuta në SPAK, Belinda Balluku del pa folur për gazetarët

Ndaje në Whatsapp
Vetëm 20 minuta në SPAK, Belinda Balluku del pa folur për

Ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku ka qëndruar vetëm rreth 20 minuta në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, ku u paraqit këtë të premte në kuadër të hetimeve që po zhvillohen ndaj saj.

Pas daljes nga SPAK, Balluku nuk dha asnjë deklaratë për gazetarët që ndodheshin jashtë godinës.

Prokurorët e Posaçëm e kanë marrë Ballukun të pandehur edhe për lotet e Unazës së Madhe, ndërsa më herët ajo ishte marrë e pandehur për tenderin e ndërtimit të tunelit të Llogarasë.

Ndaj ish-zëvendëskryeministres dhe ish-ministres së Infrastrukturës vijojnë ndërkohë hetimet edhe për veprat penale të korrupsionit dhe pastrimit të parave.

Këtë të premte, Ballukut pritej t’i komunikohej gjithashtu zgjatja e afatit të hetimeve deri më 20 tetor.

Përpara mbërritjes së Ballukut në SPAK, në ambientet e Prokurorisë së Posaçme ishte paraqitur edhe Ardian Kalia, avokati i saj.

Në një reagim për mediat, Prokuroria e Posaçme konfirmoi se Belinda Balluku është thirrur për t’u njohur me akuzën që lidhet me disa procedura prokurimi nën hetim, për t’u pyetur mbi akuzat dhe për t’iu komunikuar akte të tjera procedurale.

Video

Përfundon protesta para Kryeministrisë, qytetarët nisin marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Nis protesta e 61, qytetarët marshojnë drejtë Kryeministrisë.

Ish-zv.kryeministrja Belinda Balluku, e cila po hetohet për vepra të rënda penale paraqitet në SPAK. Prokurorët e kanë marrë të pandehur për lotet e Unazës së Madhe, pasi më herët e kishin marrë të pandehur për tenderin për tunelin e Llogarasë, ndërsa po vijon hetimi për korrupsion e pastrim parash. Këtë të premte Ballukut do t’i komunikohet edhe zgjatja e afatit të hetimit deri më datë 20 tetor. Më herët në SPAK mbërriti Ardian Kalia, avokati i ish-ministres së Infrastrukturës.

Policia e Tiranës ka shoqëruar disa persona që morën pjesë në protestën e improvizuar këtë të premte përpara ambienteve të SPAK-ut. Disa prej protestuesve janë shoqëruar në komisariat për verifikim.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme