Politika 12 August 2026, 14:36 Nga VNA

Aleatët e Berishës kundërshtojnë gjobat në KQZ: Është faji dhe përgjegjësia e PD-së për raportet financiare

Ndaje në Whatsapp

Partia “Bashkimi Liberal Demokrat” (BLD), një prej aleatëve të Sali Berishës në zgjedhjet e 11 majit 2025, ka kundërshtuar në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve vendimin e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve për vendosjen e një gjobe prej 20 mijë eurosh.

Në kërkesën ankimore të siguruar nga VNA, BLD kundërshton përgjegjësinë individuale për çështjet që lidhen me raportimin financiar të fushatës. Sipas saj, në zgjedhjet e 11 majit 2025, partitë aleate garuan nën koalicionin “Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore” (PD-ASHM), i cili ishte subjekti zgjedhor i regjistruar për zgjedhjet.

 

BLD argumenton se, për këtë arsye, përgjegjësia për paraqitjen e raportit financiar nuk mund t’u atribuohet veçmas partive përbërëse të koalicionit. Sipas interpretimit të saj të Kodit Zgjedhor, detyrimi për raportimin financiar i takon subjektit zgjedhor, pra koalicionit.

Në ankimin drejtuar KAS-it, BLD i referohet dispozitave të Kodit Zgjedhor për koalicionet dhe raportimin financiar, duke argumentuar se partitë përbërëse mund të sigurojnë dokumentacionin financiar, por kjo nuk i bën ato individualisht përgjegjëse për raportin financiar të subjektit zgjedhor.

Në këtë kuadër, BLD kërkon shfuqizimin e pjesës së vendimit të KQZ-së që lidhet me gjobën prej 2 milionë lekësh dhe rrëzimin e sanksionit, duke e konsideruar atë të pabazuar në ligj dhe në prova.

Në thelb, aleatët e Berishës argumentojnë se përgjegjësia për raportet financiare të fushatës duhet të lidhet me PD-ASHM si subjekti që garoi në zgjedhje, dhe jo me partitë aleate të marra veçmas.

Video

Kur të ndërtojmë dhe Institutin e Tumoreve ndoshta do kemi pajisur spitalet dhe me shiringa… deri atëherë tregojmë përralla me protokolle trajtimi

Dy vatra zjarri në malin e Dajtit. Dy helikopterë hedhin ujë për të ndaluar djegien e Parkut Kombëtar.

Seanca e sotme në Kuvendin e Kosovës është shoqëruar me tensione dhe përplasje mes deputetëve të Vetëvendosjes dhe PDK-së. Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Donika Gërvalla, u përplas me deputetet e PDK-së, Blerta Deliu, Eliza Hoxha dhe Ganimete Musliu, të cilat i kërkuan të thirret seanca konstituive e Kuvendit. Debati u përshkallëzua me akuza dhe kundërakuza, ndërsa në një moment Ganimete Musliu i hodhi ujë Gërvallës. Përplasjet vijuan edhe me deputetë të tjerë të të dyja forcave politike, duke detyruar pezullimin e përkohshëm të aktivitetit të Kuvendit me mërgatën.

Zjarri vijon të jetë aktiv me intensitet të lartë në zonën e Drenies, në Patos. Flakët po përhapen në drejtim të Gjinoqarit dhe Ngraçies, duke rritur rrezikun për zonat përreth. Forcat zjarrfikëse dhe strukturat e emergjencave vijojnë punën për vënien nën kontroll të flakëve dhe parandalimin e përhapjes së mëtejshme të zjarrit.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme