Rajoni 12 August 2026, 14:34 Nga VNA

“Super kriminelë, e keni shkelur Kushtetutën”/ Plas në Kuvendin e Kosovës, Ganimete Musliu i hedh ujë deputetit të VV-së

Ndaje në Whatsapp
“Super kriminelë, e keni shkelur Kushtetutën”/ Plas

Tensione të forta shpërthyen këtë të mërkurë në Kuvendin e Kosovës, ku aktiviteti i përvitshëm me mërgatën u kthye në një përplasje të ashpër mes deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës dhe përfaqësuesve të Lëvizjes Vetëvendosje.

Gjithçka nisi kur Donika Gërvalla hyri në sallën e seancave plenare për të marrë pjesë në takimin me bashkatdhetarët. Deputetet e PDK-së, Blerta Deliu, Eliza Hoxha dhe Ganimete Musliu, iu drejtuan duke i kërkuar thirrjen e seancës konstituive të Kuvendit.

“Thirre seancën” dhe “boll me performanca, thirre seancën”, ishin thirrjet që iu drejtuan Gërvallës.

Ajo iu përgjigj duke i ftuar deputetët e opozitës në takim për të arritur një marrëveshje.

“Ejani në takim, pse s’po vini, pse po tuteni”, tha Gërvalla.

Debati u ashpërsua kur deputeti i PDK-së Artan Behrami e akuzoi Gërvallën se kishte çuar dosje në Gjykatën Speciale kundër UÇK-së.

“Mos rrej”, iu përgjigj Gërvalla.

Në përplasje u përfshi edhe Ganimete Musliu, e cila e akuzoi Gërvallën se ishte falënderuar publikisht nga Ivica Daçiç.

“Mos rrej publikisht”, iu përgjigj Gërvalla.

Musliu më pas iu drejtua përfaqësuesve të Vetëvendosjes me akuzën: “Jeni super kriminelë, e keni shkelur Kushtetutën”.

Situata u tensionua edhe më tej kur përplasja u zhvendos te deputeti i Vetëvendosjes Ardian Gola. Në një moment, Ganimete Musliu mori një gotë me ujë dhe ia hodhi Golës.

Pamjet e publikuara nga mediat kosovare konfirmojnë se uji iu hodh Ardian Golës dhe jo Donika Gërvallës, siç u raportua fillimisht nga disa media.

Edhe ndaj Golës deputetët e PDK-së vazhduan me të njëjtën kërkesë: “Thirre seancën”.

Përplasjet nuk përfunduan me kaq. Tensione pati edhe me Arbërie Nagavcin, ndërsa deputetja e PDK-së Albana Bytyqi tentoi ta pengonte hyrjen e saj në sallë dhe më pas hodhi letra në drejtim të saj.

Në qendër të konfliktit është ngërçi për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, për të cilin opozita akuzon Vetëvendosjen se po zvarrit procesin dhe po shkel Kushtetutën.

Për shkak të tensioneve, aktiviteti i Kuvendit me mërgatën u ndërpre, ndërsa takimi që duhej t’u kushtohej bashkatdhetarëve përfundoi në një përplasje të fortë politike mes mazhorancës dhe opozitës.

Video

Kur të ndërtojmë dhe Institutin e Tumoreve ndoshta do kemi pajisur spitalet dhe me shiringa… deri atëherë tregojmë përralla me protokolle trajtimi

Dy vatra zjarri në malin e Dajtit. Dy helikopterë hedhin ujë për të ndaluar djegien e Parkut Kombëtar.

Seanca e sotme në Kuvendin e Kosovës është shoqëruar me tensione dhe përplasje mes deputetëve të Vetëvendosjes dhe PDK-së. Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Donika Gërvalla, u përplas me deputetet e PDK-së, Blerta Deliu, Eliza Hoxha dhe Ganimete Musliu, të cilat i kërkuan të thirret seanca konstituive e Kuvendit. Debati u përshkallëzua me akuza dhe kundërakuza, ndërsa në një moment Ganimete Musliu i hodhi ujë Gërvallës. Përplasjet vijuan edhe me deputetë të tjerë të të dyja forcave politike, duke detyruar pezullimin e përkohshëm të aktivitetit të Kuvendit me mërgatën.

Zjarri vijon të jetë aktiv me intensitet të lartë në zonën e Drenies, në Patos. Flakët po përhapen në drejtim të Gjinoqarit dhe Ngraçies, duke rritur rrezikun për zonat përreth. Forcat zjarrfikëse dhe strukturat e emergjencave vijojnë punën për vënien nën kontroll të flakëve dhe parandalimin e përhapjes së mëtejshme të zjarrit.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme