Rajoni 9 August 2026, 14:13 Nga VNA

Pas deklaratës së Zelenskyt në Beograd, Prishtina heq flamurin e Ukrainës: “Respekti është reciprok”

Ndaje në Whatsapp
Pas deklaratës së Zelenskyt në Beograd, Prishtina heq flamurin e

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar pas largimit të flamurit të Ukrainës dhe mbishkrimit “Free Ukraine” nga objekti i një hoteli në qendër të kryeqytetit.

Veprimi vjen pas deklaratave të presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, gjatë vizitës së tij në Serbi, ku në një konferencë të përbashkët me presidentin serb Aleksandar Vuçiç, deklaroi se Ukraina nuk e ndryshon qëndrimin e saj për mosnjohjen e shtetësisë së Kosovës.

Në reagimin e tij, kreu i Prishtinës tha se solidariteti me popujt që përballen me luftë dhe persekutim nuk mund të jetë në kurriz të respektit për shtetin e Kosovës.

“Empatia dhe solidariteti ynë do të jenë gjithmonë me popujt që përballen me luftë, dhunë e persekutim. Sepse ne, më mirë se shumë të tjerë, e dimë çfarë do të thotë të luftosh për liri, dinjitet dhe të drejtën për të ekzistuar si shtet. Por asnjë kauzë dhe asnjë politikë nuk mund të ndërtohet duke nënçmuar shtetësinë e Kosovës dhe sakrificën e popullit të saj. Kur Kosova nuk respektohet, përgjigjja jonë duhet të jetë gjithmonë e njëjtë: respekti është reciprok”, shkroi Rama.

Largimi i flamurit ukrainas dhe i mbishkrimit në qendër të Prishtinës u shoqërua edhe me pamje të publikuara nga vetë kryetari i komunës.

Video

Ky është momenti i arrestimit të Kristjan Sterjos, 20-vjeçarit të dyshuar për vrasjen e Joan Zukos në Korçë. Sterjo u arrestua gjatë natës, pas disa orësh kërkime intensive nga forcat e Policisë. Sipas informacioneve paraprake, ai u lokalizua pranë zonës së banesës së tij, ku dyshohet se ishte rikthyer për të marrë para dhe më pas për të vijuar arratinë. Efektivët kishin ngritur kontrolle në disa zona të qytetit dhe, sapo konstatuan lëvizjen e të riut, ndërhynë duke e vënë në pranga përpara se ai të mund të largohej sërish.

Kryetari i Bashkisë së Kamzës, Rakip Suli, ka vendosur të krenohet publikisht në rrjetet sociale me punën e zjarrfikësve të tij gjatë një aksioni për fikjen e zjarreve në Krujë. Përmes një postimi me tone epike, Suli flet për "heroizëm" dhe "luftë me flakët për të mbrojtur jetën". Mirëpo, ajo që bie menjëherë në sy nga pamjet e shpërndara prej vetë atij nuk është thjesht guximi i punonjësve, por braktisja totale e tyre nga institucioni që ai drejton. Në videon e publikuar, "heronjtë" e Kamzës duken duke u përballur me stuhinë e zjarrit të veshur me bluza të thjeshta pambuku, pa kaska mbrojtëse, pa veshje termoizoluese dhe pa asnjë nga pajisjet elementare që kërkon një ndërhyrje e tillë e rrezikshme. Në vend të uniformës profesionale, zjarrfikësit shfaqen pothuajse si qytetarë të rastësishëm që janë hedhur në aksion me mjete rrethanore. Ndërsa kryetari kujdeset të përzgjedhë emojit e duhura me zjarr e autobotë dhe të vendosë mbishkrime dramatike për rrjetet sociale, realiteti i hidhur tregon se siguria dhe jetët e këtyre punonjësve janë lënë në dorë të fatit. Heroizmi i tyre është me të vërtetë i pamohueshëm, por ai ushqehet nga pamundësia dhe mungesa e kushteve më minimale të punës. Duket se për Bashkinë e Kamzës, propaganda e "luftës me flakët" ka më shumë rëndësi sesa pajisja e forcave MZSH me uniforma mbrojtëse që u ruajnë jetën atyre që nesër duhet të shpëtojnë të tjerët.

Pas deklaratave të Zelenskyt në Beograd se Ukraina nuk e njeh Kosovën, nga Prishtina është larguar mbishkrimi “Free Ukraine”. Mbishkrimi ishte vendosur në shenjë solidariteti me Ukrainën. Ndërkohë, Ukraina vazhdon të mos e njohë pavarësinë e Kosovës, qëndrim të cilin presidenti Volodymyr Zelenskyy e përsëriti gjatë vizitës së tij në Beograd. Video: Shpend Lila KultPlus.com

Kruja u përball për disa orë me zjarre të fuqishme që rrezikuan banesa, biznese, magazina, një pikë gazi dhe Spitalin e Krujës. Qindra banorë u evakuuan, ndërsa pacientët e spitalit u transportuan drejt Tiranës pasi flakët u afruan rreth 50 metra nga godina. Ndërhyrja e zjarrfikësve dhe dy helikopterëve bëri të mundur vënien gradualisht nën kontroll të situatës. Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa policia ka arrestuar autorin e dyshuar të zjarrvënies.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme