Ish-ambasadori holandez në Kosovë, Robert Bosch, ka reaguar ashpër pas vizitës së presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky në Beograd dhe qëndrimit të Ukrainës për çështjen e Kosovës.
Përmes një postimi, Bosch tha se shpreson që Bashkimi Evropian t’i vendosë Ukrainës të njëjtin kusht që, sipas tij, i kërkohet Serbisë në procesin e integrimit evropian, njohjen e Kosovës.
“Zelensky në Beograd me mikun e tij jodemokratik, Vuçiçin. Vuçiçi e falënderon atë që nuk e ka njohur Kosovën! Shpresoj që BE-ja, njësoj siç ka bërë me vetë Serbinë, ta bëjë njohjen e Kosovës kusht për anëtarësim”, shkroi Bosch.
Ish-ambasadori holandez komentoi edhe raportimet për diskutime mes Ukrainës dhe Serbisë lidhur me prodhimin e përbashkët të dronëve, duke shprehur shqetësim për pasojat që një bashkëpunim i tillë mund të ketë në rajon.
“Ukraina po fillon të bëhet kërcënim, veçanërisht për Kosovën, por edhe për Ballkanin në përgjithësi. Është koha që EEAS t’i kërkojë Zelenskyt të shpjegojë se çfarë po bën!”, deklaroi Bosch.
Reagimi i tij vjen pas vizitës së Zelenskyt në Beograd, ku presidenti ukrainas zhvilloi takime me presidentin serb Aleksandar Vuçic, ku se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës mbetet i pandryshuar.






















