Rajoni 7 August 2026, 18:06 Nga VNA

Kuvendi i Kosovës mblidhet sërish nesër në 11:00, në pritje të zhbllokimit të konstituimit

Ndaje në Whatsapp
Kuvendi i Kosovës mblidhet sërish nesër në 11:00, në

Administrata e Kuvendit të Kosovës ka njoftuar se seanca konstituive, e nisur më 6 gusht, do të vazhdojë nesër, më 8 gusht, në orën 11:00, në sallën plenare.

Procesi i konstituimit të legjislaturës së re mbeti i papërfunduar në seancën e parë, pasi kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, nuk propozoi kandidat për postin e kryetarit të Kuvendit.

Kurti deklaroi se për të vijuar me konstituimin e institucioneve duhet të arrihet fillimisht një marrëveshje politike edhe për çështjen e presidentit, e më pas të vazhdohet me zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit dhe formimin e Qeverisë së re.

Seanca e së shtunës pritet të tregojë nëse partitë politike kanë arritur ndonjë dakordësi që do t'i hapte rrugë përmbylljes së procesit të konstituimit të Kuvendit dhe krijimit të institucioneve të reja të Kosovës.

Video

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një masiv me ullishte në fshatin Grizë, pranë Borizanës, duke shkaktuar edhe djegien e një banese. Flakët janë përhapur me shpejtësi që prej mesditës, ndërsa në vendngjarje janë angazhuar tre mjete zjarrfikëse, të cilat po punojnë për izolimin dhe shuarjen e zjarrit.

Pamje të regjistruara nga një kamerë në makinë tregojnë momentin kur një efektiv policie ndjek një të dyshuar në një parking shumëkatësh të një qendre tregtare. Sipas policisë, drejtuesi i një automjeti tip Mercedes braktisi makinën dhe u largua në këmbë, pasi efektivët e kishin konstatuar duke drejtuar me shpejtësi të lartë dhe në mënyrë të rrezikshme. Pas largimit të tij, një pasagjere femër dyshohet se mori drejtimin e automjetit dhe vijoi lëvizjen, derisa policia e ndaloi makinën duke përdorur një pajisje për shfryrjen e gomave.

Një video virale nga jugut i Japonisë tregon stafin mjekësor i Spitalit të Kumamotos duke mbrojtur me trup pacientin dhe pajisjet gjatë tërmetit të fuqishëm. Pavarësisht lëkundjeve të forta, ekipi ruajti qetësinë dhe arriti ta përfundojë me sukses ndërhyrjen kirurgjikale. Spitali konfirmoi se pacienti është jashtë rrezikut për jetën. Reagimi profesional i mjekëve ka marrë vlerësime të shumta në rrjetet sociale për përkushtimin e treguar në kushte emergjence.

Një fluturim rutinë i kompanisë Jet2 drejt Mbretërisë së Bashkuar u kthye në kaos pasi dy pasagjerë u përleshën me grushte në korridorin e avionit. Stafi i kabinës, me ndihmën e disa udhëtarëve, ndërhyri menjëherë dhe arriti t'i ndante personat. Për shkak të rrezikut për sigurinë, piloti kreu një ulje të paplanifikuar në aeroportin më të afërt, ku policia arrestoi menjëherë dy agresorët. Kompania ajrore ka paralajmëruar se do të marrë masa të ashpra ndaj tyre, përfshirë ndalimin e përhershëm për të udhëtuar me këtë linjë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme