Kronika 7 August 2026, 17:50 Nga VNA

Flakët përfshijnë Planin e Bardhë në Klos, digjet një banesë dhe rrezikohet kabina elektrike

Ndaje në Whatsapp

fvdffvd.PNG

Një vatër e madhe zjarri ka përfshirë zonën e fshatit Plan i Bardhë në Bashkinë Klos, duke shkaktuar dëme materiale dhe duke vënë në rrezik infrastrukturën në zonë.

Flakët nisën fillimisht në një sipërfaqe me ferra dhe dushqe, por për shkak të erës së fortë u përhapën me shpejtësi, duke përfshirë edhe një banesë. Sipas autoriteteve, shtëpia e prekur nga zjarri ishte e pabanuar. Ndërkohë, në perimetrin e vatrës rrezikohet edhe një kabinë elektrike.

Në vendngjarje janë angazhuar forcat zjarrfikëse nga Klosi, Burreli dhe Bulqiza, ndërsa priten të mbërrijnë ekipe të tjera nga Dibra dhe forca të Ushtrisë për shkak të përmasave të zjarrit. Autoritetet u kanë bërë thirrje banorëve të shmangin zonën dhe të ndjekin udhëzimet e strukturave të emergjencës.

Video

Një video virale nga jugut i Japonisë tregon stafin mjekësor i Spitalit të Kumamotos duke mbrojtur me trup pacientin dhe pajisjet gjatë tërmetit të fuqishëm. Pavarësisht lëkundjeve të forta, ekipi ruajti qetësinë dhe arriti ta përfundojë me sukses ndërhyrjen kirurgjikale. Spitali konfirmoi se pacienti është jashtë rrezikut për jetën. Reagimi profesional i mjekëve ka marrë vlerësime të shumta në rrjetet sociale për përkushtimin e treguar në kushte emergjence.

Një fluturim rutinë i kompanisë Jet2 drejt Mbretërisë së Bashkuar u kthye në kaos pasi dy pasagjerë u përleshën me grushte në korridorin e avionit. Stafi i kabinës, me ndihmën e disa udhëtarëve, ndërhyri menjëherë dhe arriti t'i ndante personat. Për shkak të rrezikut për sigurinë, piloti kreu një ulje të paplanifikuar në aeroportin më të afërt, ku policia arrestoi menjëherë dy agresorët. Kompania ajrore ka paralajmëruar se do të marrë masa të ashpra ndaj tyre, përfshirë ndalimin e përhershëm për të udhëtuar me këtë linjë.

Kur pa të zonjën të shtrirë në rrugë pas aksidentit, qenushi vetëm 6 muajsh nuk u largua. Ai vrapoi drejt shtëpisë, gjeti bashkëshortin e saj dhe me lehje e tërheqje nga rrobat e bindi ta ndiqte deri në vendin e ngjarjes, duke bërë të mundur që gruaja të merrte ndihmë në kohë. Historia ka bërë xhiron e rrjetit. Lexoni lajmin e plotë në linkun në koment⬇️

Në Gjykatën e Tiranës do të caktohet masa e sigurisë për shtetasen turke Juldie Yazici, e cila u arrestua më 5 gusht nga policia në Rinas. Shtetasja turke rezulton e dënuar me 4 vite e 2 muaj burg nga Gjykata e Stambollit për veprat “Dhënia e ndihmës logjistike për organizatë terroriste” dhe “Pjesëmarrja në grupe terroriste”. Julide Yazici u ndalua me qëllim ekstradimin drejt Turqisë. Në gjykatë është paraqitur një avokat shqiptar, si dhe një avokat turk. Ky i fundit ka njoftuar edhe ambasadën franceze, për shkak se gruaja ka leje qëndrimi në Francë. Në mediat turke thuhet se mësuesja ka marrë pjesë në protestat kundër Presidentit Erdogan.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme