Hetimet për vrasjen e Edmond Sulës, i njohur edhe si Ali Sula, janë rikthyer me kontrolle të reja në zonën e Bërxullës.
Burime për VNA bëjnë me dije se kontrollet janë kryer me vendim gjykate dhe janë shoqëruar me marrjen në pyetje të disa personave. Sipas të njëjtave burime, personat e kontrolluar dyshohet se kanë pasur konflikte pronësie me viktimën, pistë kjo që po verifikohet nga grupi hetimor.
Vrasja e Edmond Sulës ka mbetur një nga ngjarjet e rënda kriminale që vijon të jetë nën hetim, ndërsa verifikimet e fundit tregojnë se prokuroria dhe policia po përpiqen të rindërtojnë rrethin e konflikteve të mundshme që mund të kenë çuar në eliminimin e tij.
Kontrollet në Bërxullë janë pjesë e veprimeve hetimore për të gjetur prova të reja, si dhe për të sqaruar rolin e personave që kanë pasur përplasje të mëparshme me Sulën. Deri tani nuk ka një njoftim zyrtar për persona të arrestuar, ndërsa të shoqëruarit janë marrë në pyetje për llogari të hetimit.
Kur pa të zonjën të shtrirë në rrugë pas aksidentit, qenushi vetëm 6 muajsh nuk u largua. Ai vrapoi drejt shtëpisë, gjeti bashkëshortin e saj dhe me lehje e tërheqje nga rrobat e bindi ta ndiqte deri në vendin e ngjarjes, duke bërë të mundur që gruaja të merrte ndihmë në kohë.
Historia ka bërë xhiron e rrjetit. Lexoni lajmin e plotë në linkun në koment⬇️

Pamje të pazakonta janë regjistruar në qytetin Norfolk, në shtetin amerikan të Virxhinias, ku një burrë u filmua duke lëvizur me jet ski nëpër rrugët e përmbytura pas reshjeve të dendura që goditën zonën të martën.
Videoja është bërë virale në rrjetet sociale, duke treguar se niveli i ujit ishte aq i lartë sa rrugët u shndërruan në “kanale”, duke i dhënë drejtuesit të jet ski-t mundësinë të zëvendësonte makinën me mjetin ujor.

Një djalë 12-vjeçar nga Maroku, i pashoqëruar nga familjarë, u shpëtua nga riatdhesimi në qytetin spanjoll të Ceutës, pasi banorët vendas ndërhynë duke theksuar se ai ishte i mitur.
Sipas Associated Press (AP), fëmija po qante dhe iu lut ushtarëve spanjollë që të mos e kthenin në Marok. Vetëm pak metra larg kufirit, një nënkolonel i ushtrisë urdhëroi ndalimin e procedurës, ndërsa më pas 12-vjeçari iu dorëzua Gardës Civile Spanjolle.
Sipas AP, të miturit përbëjnë një pjesë të madhe të 3.000–5.000 emigrantëve që kanë shmangur dëbimin nga Ceuta, nga rreth 60.000 persona që kanë mbërritur në qytet gjatë valës së migracionit nga Maroku.

Një aksident i rëndë që përfshinte dy tramvaje ndodhi më herët në qytetin perëndimor gjerman të Gelsenkirchen, duke shkaktuar një mobilizim të madh të shërbimeve të emergjencës.
Sipas policisë, të paktën 25 persona u plagosën, ndërsa për tre prej tyre nuk mund të përjashtohet rreziku për jetën.
Sipas informacioneve fillestare, dy tramvajet po lëviznin njëra pas tjetrës pranë stadiumit Schalke, kur ai përpara u ndal papritur. Ishte një tren stërvitor, i cili ndiqej nga një tramvaj që po kryente një itinerar të rregullt pasagjerësh. Tramvaji i dytë nuk pati kohë të ndalonte dhe u përplas me forcë në pjesën e pasme të trenit të trajnimit, duke rezultuar në dëme të mëdha të të dy automjeteve.