Bota 8 August 2026, 19:12 Nga VNA

Dron i paidentifikuar shpërthen pranë kufirit Bullgari-Rumani

Ndaje në Whatsapp
Dron i paidentifikuar shpërthen pranë kufirit Bullgari-Rumani

Një dron ende i paidentifikuar ka shpërthyer në hapësirën ajrore të Bullgarisë, pranë kufirit me Rumaninë, duke shkaktuar alarm te autoritetet.

Sipas kryeministrit bullgar Rumen Radev, droni hyri nga territori rumun dhe shpërtheu rreth 1 kilometër larg një stacioni kompresor të gazsjellësit Trans-Ballkanik, pranë ish-pikës kufitare Kardam. Nga incidenti nuk pati viktima apo dëme në ndërtesa dhe infrastrukturë.

Autoritetet bullgare dhe rumune nuk arritën ta identifikonin dronin gjatë fluturimit, ndërsa pas shpërthimit vendndodhja u përcaktua menjëherë. Në zonë pritet të shtohen masat e vëzhgimit.

Incidenti vjen pak ditë pasi Rumania rrëzoi tre dronë brenda tri ditësh në hapësirën e saj ajrore. Të paktën një prej tyre është identifikuar si dron i tipit Shahed, i përdorur nga forcat ruse.

Video

Pamje nga vendi i ngjarjes në Korçë, aty ku u vra 20-vjeçari Johan Zuko Këto janë pamjet nga pallati në lagjen 14 të Korçës, ku ndodhi vrasja e 20-vjeçarit Johan Zuko. Sipas informacioneve paraprake, i riu dyshohet se ishte duke u ndjekur nga autori dhe tentoi të fshihej brenda pallatit, por u kap nga autori dhe u qëllua me armë zjarri.

Zjarri i fuqishëm në Krujë, ndërhyrje nga ajri për të ndalur flakët! Këto janë pamjet nga ndërhyrja e një helikopteri që po hedh ujë mbi vatrat e zjarrit në malin e Krujës, në përpjekje për të lokalizuar flakët dhe për të parandaluar përhapjen e tyre. Situata mbetet kritike në lagjen Abaze, ku rrezikohen rreth 30 banesa. Terreni i vështirë e ka bërë të pamundur ndërhyrjen me mjete në disa zona, ndaj operacioni po vijon nga ajri.

Këto janë pamjet e dyqanit të Noizyt në Durrës, pranë të cilit u gjet një sasi lënde plasëse e pashpërthyer. Lënda plasëse u konstatua pranë derës së hyrjes së biznesit në zonën e Plazhit, ndërsa policia ka nisur hetimet për identifikimin e autorit.

Zjarri i fuqishëm në Krujë, ndërhyrje nga ajri për të ndalur flakët! Këto janë pamjet nga ndërhyrja e një helikopteri që po hedh ujë mbi vatrat e zjarrit në malin e Krujës, në përpjekje për të lokalizuar flakët dhe për të parandaluar përhapjen e tyre. Situata mbetet kritike në lagjen Abaze, ku rrezikohen rreth 30 banesa. Terreni i vështirë e ka bërë të pamundur ndërhyrjen me mjete në disa zona, ndaj operacioni po vijon nga ajri.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme