Bota 8 August 2026, 16:04 Nga VNA

Senati amerikan konfirmon Todd Blanche si Prokuror të Përgjithshëm të SHBA-së

Ndaje në Whatsapp
Senati amerikan konfirmon Todd Blanche si Prokuror të

Senati amerikan ka konfirmuar Todd Blanche në postin e Prokurorit të Përgjithshëm të Shteteve të Bashkuara, me 50 vota pro dhe 49 kundër, pas një procesi të debatueshëm dhe përçarjesh të forta politike në Uashington.

Blanche, ish-avokat personal i presidentit Donald Trump, kishte drejtuar më parë Departamentin e Drejtësisë si ushtrues detyre. Me konfirmimin nga Senati, ai merr tashmë mandatin e plotë për të drejtuar institucionin dhe për të zbatuar agjendën e administratës Trump.

Të gjithë senatorët demokratë votuan kundër tij, ndërsa kundër konfirmimit u rreshtuan edhe dy republikane, Susan Collins dhe Lisa Murkowski.

Kandidatura e Blanche u përball me kundërshtime edhe brenda Partisë Republikane, veçanërisht lidhur me një marrëveshje të diskutueshme që përfshinte çështjen e padisë së Trumpit kundër Administratës Tatimore të SHBA-së. 

Nën presionin e senatorëve, Blanche u zotua me shkrim se do të tërhiqej nga fondi i propozuar prej 1.8 miliardë dollarësh për aleatët e Trumpit dhe do të kufizonte pjesën e marrëveshjes që mund të mbronte presidentin dhe familjen e tij nga kontrollet tatimore.
Senatori republikan Bill Cassidy, mbështetja e të cilit ishte vendimtare për konfirmimin, deklaroi se votimi nuk duhet parë si referendum për Trumpin, por si një vendim për Blanche në rrethana specifike.

Ndërkohë, demokratët kanë kritikuar ashpër emërimin, duke e akuzuar Blanche se mund të vendosë besnikërinë ndaj Trumpit mbi pavarësinë e Departamentit të Drejtësisë. Përkrahësit e tij argumentojnë se përvoja e gjatë si prokuror dhe avokat e bën atë të përshtatshëm për drejtimin e institucionit.

Me konfirmimin e tij, Todd Blanche bëhet tashmë Prokurori i Përgjithshëm i SHBA-së me mandat të plotë, në një nga postet më të rëndësishme të administratës amerikane.

Video

Këto janë pamjet e dyqanit të Noizyt në Durrës, pranë të cilit u gjet një sasi lënde plasëse e pashpërthyer. Lënda plasëse u konstatua pranë derës së hyrjes së biznesit në zonën e Plazhit, ndërsa policia ka nisur hetimet për identifikimin e autorit.

Zjarri i fuqishëm në Krujë, ndërhyrje nga ajri për të ndalur flakët! Këto janë pamjet nga ndërhyrja e një helikopteri që po hedh ujë mbi vatrat e zjarrit në malin e Krujës, në përpjekje për të lokalizuar flakët dhe për të parandaluar përhapjen e tyre. Situata mbetet kritike në lagjen Abaze, ku rrezikohen rreth 30 banesa. Terreni i vështirë e ka bërë të pamundur ndërhyrjen me mjete në disa zona, ndaj operacioni po vijon nga ajri.

Vullkani Etna në Siçili ka shpërthyer sërish këtë të shtunë, duke ngritur një re të dendur tymi e hiri dhe duke detyruar pezullimin e përkohshëm të fluturimeve në mbërritje në aeroportin e Katanias. Ndërkohë që nisjet nga aeroporti vazhduan normalisht, Instituti Kombëtar i Gjeofizikës tregoi pamje të kolonës së tymit nga maja e vullkanit me lartësi 3,324 metra. Etna mbetet vullkani aktiv më i lartë në Europë, ndërsa aeroporti i Siçilisë lindore përballon mbi 12 milionë pasagjerë në vit.

Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës është ndërprerë sërish pasi deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, ka qëlluar me vezë kryeministrin në detyrë Albin Kurti pasi ky i fundit kërkoi kohë shtesë për propozimin e emrit për kryetar të Kuvendit. Pas këtij veprimi, kryesuesi i seancës, Avni Dehari, vendosi ndërprerjen e menjëhershme të punimeve.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme