Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Korçës, ku një 20-vjeçar është vrarë me armë zjarri në lagjen 14. Viktima është identifikuar si Johan Zuko.
Sipas informacioneve paraprake, i riu dyshohet se është ndjekur nga autori, ndërsa besohet se nuk ishte banor i zonës ku ndodhi ngjarja. Në përpjekje për t’i shpëtuar ndjekjes, Zuko ka hyrë në një pallat, por autori dyshohet se e ka ndjekur dhe e ka qëlluar për vdekje brenda ambienteve të pallatit. Policia ka identifikuar autorin dhe po punon për kapjen e tij
Arma e përdorur dyshohet të jetë kallashnikov. Pas krimit, autori është larguar nga vendngjarja dhe aktualisht ndodhet në arrati.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të vrasjes, identifikimin dhe kapjen e autorit. Grupi hetimor po punon për të përcaktuar edhe motivin e ngjarjes.






















