Bota 8 August 2026, 16:13 Nga VNA

Kompania e lidhur me Trump përgatitet të kërkojë naftë në Grenlandë, pa lejen e autoriteteve

Ndaje në Whatsapp
Kompania e lidhur me Trump përgatitet të kërkojë naftë

Një kompani amerikane e naftës, e lidhur me presidentin Donald Trump, po përgatitet të nisë shpime kërkimore në një zonë të largët të Grenlandës, pavarësisht se ende nuk ka marrë miratimin zyrtar nga autoritetet lokale.

Pajisje dhe materiale për shpimet janë transportuar ditët e fundit në bregun lindor të Grenlandës, duke shkaktuar reagimin e qeverisë lokale. Autoritetet kanë lëshuar një paralajmërim të fortë, duke theksuar se shkarkimi i pajisjeve nuk ishte autorizuar dhe se çdo aktivitet i mëtejshëm logjistik duhet të njoftohet dhe miratohet paraprakisht.

Pas projektit qëndron kompania nga Teksasi “Greenland Energy”, e themeluar vitin e kaluar. Drejtuesit e saj pretendojnë se nëntoka e rajonit Jameson Land mund të fshehë rezerva nafte me vlerë deri në 1 trilion dollarë, ndërsa kompania planifikon të investojë rreth 60 milionë dollarë për shpimin e dy puseve kërkimore.

Projekti vjen në një moment veçanërisht të ndjeshëm, pasi Donald Trump ka përsëritur vazhdimisht interesin e tij për rritjen e kontrollit dhe ndikimit amerikan mbi Grenlandën. Vetëm dy ditë pas paralajmërimit të autoriteteve lokale, Trump publikoi edhe një fotomontazh në rrjetin e tij Truth Social, ku shfaqej mbi një fshat të Grenlandës.

Grenlanda ka pezulluar që prej vitit 2021 dhënien e licencave të reja për kërkimin e naftës për arsye mjedisore, ndërsa zona ku synohen shpimet ndodhet brenda një territori të mbrojtur sipas Konventës Ramsar për ligatinat. Megjithatë, kompania britanike “80 Mile” kishte siguruar më herët të drejta kërkimi në këtë zonë.Projekti ka tërhequr vëmendje edhe për emrat e përfshirë. Kompania ka angazhuar Phil McGraw, i njohur si Dr. Phil, për realizimin e një serie dokumentarësh mbi projektin, ndërsa në drejtimin e saj është përfshirë edhe një veteran i Marinës amerikane, i lidhur me projektin e mbrojtjes raketore “Golden Dome”.

Tashmë autoritetet e Grenlandës përballen me një vendim të vështirë, të lejojnë kërkimet për naftë në një zonë të mbrojtur apo të refuzojnë projektin, duke rrezikuar që kjo të përdoret nga administrata Trump si argument për të shtuar presionin dhe ndikimin amerikan mbi territorin gjysmëautonom të Danimarkës.

Video

Këto janë pamjet e dyqanit të Noizyt në Durrës, pranë të cilit u gjet një sasi lënde plasëse e pashpërthyer. Lënda plasëse u konstatua pranë derës së hyrjes së biznesit në zonën e Plazhit, ndërsa policia ka nisur hetimet për identifikimin e autorit.

Zjarri i fuqishëm në Krujë, ndërhyrje nga ajri për të ndalur flakët! Këto janë pamjet nga ndërhyrja e një helikopteri që po hedh ujë mbi vatrat e zjarrit në malin e Krujës, në përpjekje për të lokalizuar flakët dhe për të parandaluar përhapjen e tyre. Situata mbetet kritike në lagjen Abaze, ku rrezikohen rreth 30 banesa. Terreni i vështirë e ka bërë të pamundur ndërhyrjen me mjete në disa zona, ndaj operacioni po vijon nga ajri.

Vullkani Etna në Siçili ka shpërthyer sërish këtë të shtunë, duke ngritur një re të dendur tymi e hiri dhe duke detyruar pezullimin e përkohshëm të fluturimeve në mbërritje në aeroportin e Katanias. Ndërkohë që nisjet nga aeroporti vazhduan normalisht, Instituti Kombëtar i Gjeofizikës tregoi pamje të kolonës së tymit nga maja e vullkanit me lartësi 3,324 metra. Etna mbetet vullkani aktiv më i lartë në Europë, ndërsa aeroporti i Siçilisë lindore përballon mbi 12 milionë pasagjerë në vit.

Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës është ndërprerë sërish pasi deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, ka qëlluar me vezë kryeministrin në detyrë Albin Kurti pasi ky i fundit kërkoi kohë shtesë për propozimin e emrit për kryetar të Kuvendit. Pas këtij veprimi, kryesuesi i seancës, Avni Dehari, vendosi ndërprerjen e menjëhershme të punimeve.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme