Bota 8 August 2026, 15:44 Nga VNA

Etna shpërthen sërish, hiri pezullon fluturimet drejt Katanias

Ndaje në Whatsapp

WhatsApp Image 2026-08-08 at 3.40.22 PM.jpeg

Vullkani Etna, një nga më ativët në botë dhe më i larti aktiv në Europë, ka shpërthyer sërish këtë të shtunë, duke lëshuar në atmosferë një re të madhe tymi dhe hiri mbi Siçili.

Aktiviteti vullkanik detyroi autoritetet të mbyllnin përkohësisht një pjesë të hapësirës ajrore mbi ishull. Aeroporti i Katanias njoftoi pezullimin e të gjitha fluturimeve në mbërritje deri në orën 12:00, me orën lokale, për shkak të hirit vullkanik në atmosferë.

Fluturimet në nisje vijuan normalisht për avionët që ndodheshin tashmë në aeroport.

Sipas njoftimit të aeroportit, u mbyll sektori ajror që korrespondonte me renë e hirit vullkanik. Aeroporti i Katanias është porta kryesore ajrore për lindjen e Siçilisë, një nga zonat më të frekuentuara turistike të Italisë, ndaj çdo shpërthim i Etnës krijon menjëherë probleme në trafikun ajror.

Pamjet e Institutit Kombëtar italian të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë treguan një kolonë të dendur tymi që ngrihej nga maja e vullkanit. Etna, me lartësi rreth 3,324 metra, ka shpërthyer shpesh gjatë historisë dhe mbetet një nga vullkanet më të monitoruara në Europë.

Hiri vullkanik preku edhe disa fluturime nga Malta drejt Siçilisë, ndërsa kufizimet në mbërritje mbetën në fuqi deri në mesditë.

Pavarësisht spektaklit natyror, rreziku kryesor në këtë rast lidhej me transportin ajror. Grimcat e hirit vullkanik mund të jenë problematike për motorët e avionëve, ndaj aeroportet pranë Etnës shpesh kufizojnë ose pezullojnë fluturimet kur reja e hirit afrohet mbi korridoret ajrore.

Video

Vullkani Etna në Siçili ka shpërthyer sërish këtë të shtunë, duke ngritur një re të dendur tymi e hiri dhe duke detyruar pezullimin e përkohshëm të fluturimeve në mbërritje në aeroportin e Katanias. Ndërkohë që nisjet nga aeroporti vazhduan normalisht, Instituti Kombëtar i Gjeofizikës tregoi pamje të kolonës së tymit nga maja e vullkanit me lartësi 3,324 metra. Etna mbetet vullkani aktiv më i lartë në Europë, ndërsa aeroporti i Siçilisë lindore përballon mbi 12 milionë pasagjerë në vit.

Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës është ndërprerë sërish pasi deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, ka qëlluar me vezë kryeministrin në detyrë Albin Kurti pasi ky i fundit kërkoi kohë shtesë për propozimin e emrit për kryetar të Kuvendit. Pas këtij veprimi, kryesuesi i seancës, Avni Dehari, vendosi ndërprerjen e menjëhershme të punimeve.

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.1 ballë goditi ishullin Kyushu nw Japoni, ndërsa një ekip kirurgësh ndodhej në mes të një operacioni delikat. Kamerat e sigurisë kanë regjistruar çastet e tensionit, ku mjekët përpiqen me çdo kusht të mbrojnë pacientin dhe të mbajnë të palëvizshme tavolinën e operacionit, ndërsa salla dridhet nga lëkundjet e forta. Pavarësisht panikut dhe rrezikut, stafi mjekësor nuk e braktisi pacientin. Operacioni u ndërpre vetëm për pak minuta dhe më pas rifilloi, duke përfunduar me sukses. Tërmeti shkaktoi pasoja të rënda në Japoni, me dhjetëra viktima, mbi 100 të plagosur, ndërtesa të shembura dhe mijëra familje pa energji elektrike.

Një i ri me origjinë afrikane ka humbur jetën në Ceuta, pasi tentoi të hynte ilegalisht në enklavën spanjolle nga Maroku duke përdorur parashutë. Ngjarja ndodhi mëngjesin e së premtes, kur i riu ra në det. Ekipet e shpëtimit e nxorën nga uji dhe tentuan ta rikthenin në jetë, por pa sukses. Sipas autoriteteve spanjolle, kjo metodë është përdorur nga disa migrantë që prej tetorit 2025, ndërsa dhjetëra persona kanë humbur jetën gjatë përpjekjeve për të kaluar kufirin drejt Ceutës.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme