Bota 8 August 2026, 07:51 Nga VNA

Përshkallëzohet përplasja Spanjë-Itali për emigrantët, Madridi vendos kontrolle kufitare

Ndaje në Whatsapp

svfvddfvf.PNG

Spanja do të rikthejë kontrollet kufitare për udhëtarët që mbërrijnë nga Italia, duke e zgjeruar përplasjen mes dy vendeve anëtare të BE-së për menaxhimin e flukseve migratore. Masat pritet të hyjnë në fuqi në mesnatë dhe të qëndrojnë në fuqi për një muaj, pasi Italia vendosi më herët kontrolle të ngjashme, pas mbërritjes së rreth 78 mijë emigrantëve nga Maroku në enklavën spanjolle të Ceutës.

Tensionet mes Madridit dhe Romës u shtuan të premten, kur qeveria spanjolle i kërkoi Italisë të hiqte kufizimet deri të dielën. Roma e hodhi poshtë kërkesën, duke deklaruar se nuk pranon “ultimatume” dhe se kontrollet do të vijojnë të paktën deri më 15 gusht. Sipas autoriteteve italiane, kjo lidhet me shqetësimet për një tjetër fluks të mundshëm emigrantësh drejt Ceutës.

Ndërkohë, Spanja nuk ka konfirmuar se pret një valë të re kalimesh të emigrantëve. Raportimet për një lëvizje të mundshme janë nxitur kryesisht nga aktiviteti në rrjetet sociale, ku përdorues marokenë kanë bërë thirrje për një tjetër përpjekje për të kaluar kufirin. Zyra e kryeministrit spanjoll ka deklaruar se situata po monitorohet, por nuk pret përsëritjen e skenave të javës së kaluar.

Video

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.1 ballë goditi ishullin Kyushu nw Japoni, ndërsa një ekip kirurgësh ndodhej në mes të një operacioni delikat. Kamerat e sigurisë kanë regjistruar çastet e tensionit, ku mjekët përpiqen me çdo kusht të mbrojnë pacientin dhe të mbajnë të palëvizshme tavolinën e operacionit, ndërsa salla dridhet nga lëkundjet e forta. Pavarësisht panikut dhe rrezikut, stafi mjekësor nuk e braktisi pacientin. Operacioni u ndërpre vetëm për pak minuta dhe më pas rifilloi, duke përfunduar me sukses. Tërmeti shkaktoi pasoja të rënda në Japoni, me dhjetëra viktima, mbi 100 të plagosur, ndërtesa të shembura dhe mijëra familje pa energji elektrike.

Një i ri me origjinë afrikane ka humbur jetën në Ceuta, pasi tentoi të hynte ilegalisht në enklavën spanjolle nga Maroku duke përdorur parashutë. Ngjarja ndodhi mëngjesin e së premtes, kur i riu ra në det. Ekipet e shpëtimit e nxorën nga uji dhe tentuan ta rikthenin në jetë, por pa sukses. Sipas autoriteteve spanjolle, kjo metodë është përdorur nga disa migrantë që prej tetorit 2025, ndërsa dhjetëra persona kanë humbur jetën gjatë përpjekjeve për të kaluar kufirin drejt Ceutës.

Vullkani Etna në Siçili vijon të mahnisë me aktivitetin e tij spektakolar, por edhe të krijojë vështirësi për zonën përreth. Një çarje e re shpërthyese është hapur në zonën e Valle del Bove, në një lartësi rreth 2 750 metra mbi nivelin e detit. Ndërkohë, gjatë natës është regjistruar një ujëvarë e fuqishme llave nga krateri Voragine, në një lartësi prej rreth 3 000 metrash, duke krijuar një pamje mbresëlënëse të ndriçuar nga flakët e lavës. Aktiviteti i Etna-s ka ndikuar edhe në transportin ajror. Aeroporti i Katanias u hap përkohësisht, por më pas u mbyll sërish për shkak të hirit vullkanik të shpërndarë në atmosferë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme