Bota 8 August 2026, 15:58 Nga VNA

Zelensky: Ukraina nuk ndryshon qëndrimin për Kosovën, nuk e njohim pavarësinë 

Ndaje në Whatsapp
Zelensky: Ukraina nuk ndryshon qëndrimin për Kosovën, nuk e

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se qëndrimi i Kievit ndaj Kosovës mbetet i pandryshuar, duke konfirmuar se Ukraina vazhdon të mos e njohë pavarësinë e shpallur të Kosovës.

Në përgjigje të një pyetjeje nëse Serbia mund të llogarisë ende në këtë qëndrim të Ukrainës, Zelensky theksoi se vendi i tij respekton integritetin territorial dhe të drejtën ndërkombëtare.

“Qëndrimi ynë lidhur me shpalljen e njëanshme të pavarësisë së Kosovës mbetet i pandryshuar”, deklaroi presidenti ukrainas.

Zelensky shtoi se Ukraina është mirënjohëse ndaj shteteve që respektojnë integritetin territorial dhe sovranitetin e saj, duke përmendur në mënyrë të veçantë qëndrimin se Krimea është pjesë e Ukrainës.

Ai iu referua edhe Serbisë, duke theksuar se Beogradi gjithashtu nuk e ka ndryshuar qëndrimin e tij lidhur me integritetin territorial të Ukrainës.

Deklarata e Zelenskyt konfirmojnë kështu se, pavarësisht marrëdhënieve të Ukrainës me Kosovën dhe bashkëpunimit me partnerët në rajon, Kievi vazhdon të mbajë të njëjtin qëndrim zyrtar për statusin e Kosovës.

Video

Këto janë pamjet e dyqanit të Noizyt në Durrës, pranë të cilit u gjet një sasi lënde plasëse e pashpërthyer. Lënda plasëse u konstatua pranë derës së hyrjes së biznesit në zonën e Plazhit, ndërsa policia ka nisur hetimet për identifikimin e autorit.

Zjarri i fuqishëm në Krujë, ndërhyrje nga ajri për të ndalur flakët! Këto janë pamjet nga ndërhyrja e një helikopteri që po hedh ujë mbi vatrat e zjarrit në malin e Krujës, në përpjekje për të lokalizuar flakët dhe për të parandaluar përhapjen e tyre. Situata mbetet kritike në lagjen Abaze, ku rrezikohen rreth 30 banesa. Terreni i vështirë e ka bërë të pamundur ndërhyrjen me mjete në disa zona, ndaj operacioni po vijon nga ajri.

Vullkani Etna në Siçili ka shpërthyer sërish këtë të shtunë, duke ngritur një re të dendur tymi e hiri dhe duke detyruar pezullimin e përkohshëm të fluturimeve në mbërritje në aeroportin e Katanias. Ndërkohë që nisjet nga aeroporti vazhduan normalisht, Instituti Kombëtar i Gjeofizikës tregoi pamje të kolonës së tymit nga maja e vullkanit me lartësi 3,324 metra. Etna mbetet vullkani aktiv më i lartë në Europë, ndërsa aeroporti i Siçilisë lindore përballon mbi 12 milionë pasagjerë në vit.

Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës është ndërprerë sërish pasi deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, ka qëlluar me vezë kryeministrin në detyrë Albin Kurti pasi ky i fundit kërkoi kohë shtesë për propozimin e emrit për kryetar të Kuvendit. Pas këtij veprimi, kryesuesi i seancës, Avni Dehari, vendosi ndërprerjen e menjëhershme të punimeve.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme