
GJKKO lë në burg kolumbianin Saimir Rosales Rodriguez, i cili u ekstradua 3 ditë më parë drejt vendit tonë.
Ai është dënuar me 14 vite burg, lidhur me laboratorin e kokainës në Frakull. Rodriguez, i njohur si “Kimisti”, konsiderohet një nga personazhet kyç të grupit të përfshirë në laboratorin e kokainës në Frakull.
Ai ishte larguar nga Shqipëria pas operacionit antikokainë, por u arrestua në Kolumbi. Rodriguez do të bënte ndarjen e kokainës nga lëkurët e bagëtive ku ishte tretur lënda narkotike.






















