
Një aksident i trefishtë është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Lezhë-Laç, në kryqëzimin e Spitenit, ku janë përplasur tre automjete.
Si pasojë e aksidentit, një person ka mbetur i lënduar dhe është transportuar në spital për të marrë ndihmën mjekësore. Sipas të dhënave paraprake, i dëmtuari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, ndërsa grupi hetimor ka nisur punën për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e përplasjes.






















