Sociale 8 August 2026, 08:44 Nga VNA

Bashkia Durrës “braktis” rindërtimin, realizoi vetëm 1% të shpenzimeve në 6-mujorin e parë 2026

Ndaje në Whatsapp

fvdfvfdvdfv.jpg

Në nëntor të këtij viti mbushen plot 7 vite nga tërmeti shkatërrimtar i vitit 2019. Përsëri, programi i Rindërtimit vijon me ritëm të ulët, edhe kur fondet janë aty. Nga rreth 5.863 miliardë lekë fonde të çelura dhe të trashëguara për bashkitë për vitin 2026, deri në fund të qershorit ishin përdorur vetëm 814.5 milionë lekë, ose 14% e planit. Ritmi është edhe më i ulët për pjesën e destinuar drejtpërdrejt për investime kapitale, ku realizimi rezulton rreth 7%. Bashkia Durrës rezulton më keq nga të tëra njësitë vendore me realizimin e shpenzimeve të programuara.

Sipas raportit të Ministrisë së Financave, fondi prej 5.863 miliardë lekësh përfshin si financimin e planifikuar për vitin 2026 dhe të akorduar nga buxheti i shtetit me vendime të Këshillit të Ministrave, ashtu edhe fondet e papërdorura në vitin 2025 dhe të trashëguara në buxhetin e këtij viti.

Problemi është më i dukshëm te investimet për objektet dhe infrastrukturën. Nga 2.530 miliardë lekë të planifikuara për shpenzime kapitale, deri në fund të gjashtëmujorit janë realizuar vetëm 186.6 milionë lekë, ekuivalente me rreth 7.4% të planit të kësaj kategorie.

Ndërkohë, nga 2.864 miliardë lekë të programuara për transferta për familjet dhe individët janë realizuar 619.4 milionë lekë. Shpenzimet operative dhe të mirëmbajtjes ishin vetëm 8.5 milionë lekë, përballë një fondi prej 470 milionë lekësh.

Kjo strukturë bën që pjesa dërrmuese e parave të shpenzuara deri tani të mos lidhet me investimet fizike. Nga 814.5 milionë lekë të realizuara në total, mbi 619 milionë lekë ose rreth 76% kanë shkuar për transferta, ndërsa investimet kapitale përbëjnë rreth 23% të shumës së shpenzuar.

Dallimet mes bashkive janë të mëdha. Durrësi, megjithëse ka mbi 1 miliardë lekë fonde në plan, deri në fund të qershorit kishte realizuar vetëm 15.1 milionë lekë, ose 1%. Edhe Mirdita është në nivelin 1%, me vetëm 895 mijë lekë të realizuara nga 92.5 milionë lekë të planifikuara.

Tirana, e cila ka fondin më të madh të rindërtimit, prej 1.858 miliardë lekësh, ka realizuar 84.9 milionë lekë ose vetëm 5% të planit. Kamza është në 4%, ndërsa Kavaja dhe Rrogozhina në 7%.

Në anën tjetër, Kurbini paraqet nivelin më të lartë të realizimit, me 332.5 milionë lekë ose 49% të planit. Kruja ka realizuar 27%, Shijaku 25% dhe Vora 21%.

Edhe përbërja e shpenzimeve ndryshon ndjeshëm sipas bashkive. Në Kurbin, e gjithë shuma prej 332.5 milionë lekësh e realizuar deri në qershor rezulton si transfertë, pa investime kapitale të regjistruara në tabelën e raportit. Në Tiranë, në të kundërt, 84.9 milionë lekët e realizuara klasifikohen tërësisht si investime. Në Durrës, investimet ishin vetëm 6.1 milionë lekë dhe transfertat rreth 9 milionë lekë.

Ministria e Financave e cilëson nivelin e përgjithshëm prej 14% si një progres financiar relativisht të ulët kundrejt planifikimit vjetor. Raporti evidenton nevojën për përshpejtimin e zbatimit të projekteve, certifikimit të punimeve dhe realizimit të pagesave, me synimin që objektet dhe ndërhyrjet e parashikuara nga Programi i Rindërtimit të përfundojnë më shpejt. /ekofin.al

222222.png

Video

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.1 ballë goditi ishullin Kyushu nw Japoni, ndërsa një ekip kirurgësh ndodhej në mes të një operacioni delikat. Kamerat e sigurisë kanë regjistruar çastet e tensionit, ku mjekët përpiqen me çdo kusht të mbrojnë pacientin dhe të mbajnë të palëvizshme tavolinën e operacionit, ndërsa salla dridhet nga lëkundjet e forta. Pavarësisht panikut dhe rrezikut, stafi mjekësor nuk e braktisi pacientin. Operacioni u ndërpre vetëm për pak minuta dhe më pas rifilloi, duke përfunduar me sukses. Tërmeti shkaktoi pasoja të rënda në Japoni, me dhjetëra viktima, mbi 100 të plagosur, ndërtesa të shembura dhe mijëra familje pa energji elektrike.

Një i ri me origjinë afrikane ka humbur jetën në Ceuta, pasi tentoi të hynte ilegalisht në enklavën spanjolle nga Maroku duke përdorur parashutë. Ngjarja ndodhi mëngjesin e së premtes, kur i riu ra në det. Ekipet e shpëtimit e nxorën nga uji dhe tentuan ta rikthenin në jetë, por pa sukses. Sipas autoriteteve spanjolle, kjo metodë është përdorur nga disa migrantë që prej tetorit 2025, ndërsa dhjetëra persona kanë humbur jetën gjatë përpjekjeve për të kaluar kufirin drejt Ceutës.

Vullkani Etna në Siçili vijon të mahnisë me aktivitetin e tij spektakolar, por edhe të krijojë vështirësi për zonën përreth. Një çarje e re shpërthyese është hapur në zonën e Valle del Bove, në një lartësi rreth 2 750 metra mbi nivelin e detit. Ndërkohë, gjatë natës është regjistruar një ujëvarë e fuqishme llave nga krateri Voragine, në një lartësi prej rreth 3 000 metrash, duke krijuar një pamje mbresëlënëse të ndriçuar nga flakët e lavës. Aktiviteti i Etna-s ka ndikuar edhe në transportin ajror. Aeroporti i Katanias u hap përkohësisht, por më pas u mbyll sërish për shkak të hirit vullkanik të shpërndarë në atmosferë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme