Bota 9 August 2026, 14:46 Nga VNA

Netanyahu kundërshton planin amerikan për Gazën: Asnjë tërheqje pa çarmatimin e plotë të Hamasit

Ndaje në Whatsapp
Netanyahu kundërshton planin amerikan për Gazën: Asnjë

Izraeli ka kundërshtuar planin e fundit të Shteteve të Bashkuara për kalimin në fazën tjetër të marrëveshjes për Gazën, duke vendosur si kusht çarmatimin e plotë të Hamasit përpara çdo tërheqjeje të mëtejshme të forcave izraelite.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi të dielën, në nisje të mbledhjes së kabinetit, se qeveria e tij nuk e pranon dokumentin amerikan me 15 pika. 

Sipas Netanyahu-t, ushtria izraelite nuk do të tërhiqet nga pozicionet e saj aktuale derisa Hamasi të jetë çarmatosur realisht dhe plotësisht.

Kreu i qeverisë izraelite theksoi se kërkesa nuk lidhet vetëm me armët e rënda, por me të gjithë arsenalin e Hamasit, përfshirë edhe armët e lehta. Ai bëri të qartë se Izraeli kërkon një proces të verifikueshëm çarmatimi dhe jo vetëm angazhime në letër. 

Netanyahu konfirmoi se diskutimet me administratën amerikane vazhdojnë, por pranoi se mes dy aleatëve ka dallime për mënyrën se si duhet të zbatohet faza e ardhshme e planit për Gazën.

Kryeministri izraelit përsëriti gjithashtu kundërshtimin e tij ndaj krijimit të një shteti palestinez, duke deklaruar se për sa kohë ai drejton qeverinë, një shtet i tillë nuk do të krijohet as në Gaza dhe as në Bregun Perëndimor. (Al Jazeera⁠)

Plani i mbështetur nga SHBA synon çarmatimin e Hamasit dhe grupeve të tjera të armatosura në Gaza, si pjesë e përpjekjeve për të kaluar drejt fazës së ardhshme të procesit të paqes dhe administrimit të territorit.

Nga ana tjetër, Hamasi e ka lidhur zbatimin e marrëveshjes me ndalimin e sulmeve izraelite dhe tërheqjen e forcave të Izraelit sipas vijave të parashikuara në marrëveshjen e armëpushimit.

Përplasja mbi rendin e këtyre hapave mbetet një nga pengesat kryesore: Izraeli kërkon çarmatimin e plotë përpara tërheqjes, ndërsa pala tjetër kërkon garanci dhe lëvizje konkrete të forcave izraelite.

Bisedimet mes Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara vazhdojnë, por qëndrimet për çarmatimin e Hamasit dhe tërheqjen e ushtrisë izraelite nga Gaza mbeten ende të ndara.

Video

Ky është momenti i arrestimit të Kristjan Sterjos, 20-vjeçarit të dyshuar për vrasjen e Joan Zukos në Korçë. Sterjo u arrestua gjatë natës, pas disa orësh kërkime intensive nga forcat e Policisë. Sipas informacioneve paraprake, ai u lokalizua pranë zonës së banesës së tij, ku dyshohet se ishte rikthyer për të marrë para dhe më pas për të vijuar arratinë. Efektivët kishin ngritur kontrolle në disa zona të qytetit dhe, sapo konstatuan lëvizjen e të riut, ndërhynë duke e vënë në pranga përpara se ai të mund të largohej sërish.

Kryetari i Bashkisë së Kamzës, Rakip Suli, ka vendosur të krenohet publikisht në rrjetet sociale me punën e zjarrfikësve të tij gjatë një aksioni për fikjen e zjarreve në Krujë. Përmes një postimi me tone epike, Suli flet për "heroizëm" dhe "luftë me flakët për të mbrojtur jetën". Mirëpo, ajo që bie menjëherë në sy nga pamjet e shpërndara prej vetë atij nuk është thjesht guximi i punonjësve, por braktisja totale e tyre nga institucioni që ai drejton. Në videon e publikuar, "heronjtë" e Kamzës duken duke u përballur me stuhinë e zjarrit të veshur me bluza të thjeshta pambuku, pa kaska mbrojtëse, pa veshje termoizoluese dhe pa asnjë nga pajisjet elementare që kërkon një ndërhyrje e tillë e rrezikshme. Në vend të uniformës profesionale, zjarrfikësit shfaqen pothuajse si qytetarë të rastësishëm që janë hedhur në aksion me mjete rrethanore. Ndërsa kryetari kujdeset të përzgjedhë emojit e duhura me zjarr e autobotë dhe të vendosë mbishkrime dramatike për rrjetet sociale, realiteti i hidhur tregon se siguria dhe jetët e këtyre punonjësve janë lënë në dorë të fatit. Heroizmi i tyre është me të vërtetë i pamohueshëm, por ai ushqehet nga pamundësia dhe mungesa e kushteve më minimale të punës. Duket se për Bashkinë e Kamzës, propaganda e "luftës me flakët" ka më shumë rëndësi sesa pajisja e forcave MZSH me uniforma mbrojtëse që u ruajnë jetën atyre që nesër duhet të shpëtojnë të tjerët.

Pas deklaratave të Zelenskyt në Beograd se Ukraina nuk e njeh Kosovën, nga Prishtina është larguar mbishkrimi “Free Ukraine”. Mbishkrimi ishte vendosur në shenjë solidariteti me Ukrainën. Ndërkohë, Ukraina vazhdon të mos e njohë pavarësinë e Kosovës, qëndrim të cilin presidenti Volodymyr Zelenskyy e përsëriti gjatë vizitës së tij në Beograd. Video: Shpend Lila KultPlus.com

Kruja u përball për disa orë me zjarre të fuqishme që rrezikuan banesa, biznese, magazina, një pikë gazi dhe Spitalin e Krujës. Qindra banorë u evakuuan, ndërsa pacientët e spitalit u transportuan drejt Tiranës pasi flakët u afruan rreth 50 metra nga godina. Ndërhyrja e zjarrfikësve dhe dy helikopterëve bëri të mundur vënien gradualisht nën kontroll të situatës. Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa policia ka arrestuar autorin e dyshuar të zjarrvënies.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme